SHPËRNDAJE

Vendimi i Kuvendin Komunal të Bujanocit për shpalljen e Ministrit Gent Cakaj Qytetar nderi të komunës së Bujanocit dhe shkarkimi i dy drejtorëve serb nga NP-të ka iritur institucionet shtetërore të Sërbisë.

Kryetarit i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç këtë veprim e ka konsideruar si provokim të shumicës shqiptare në komunën e Bujanocit.
“Shkarkimi i drejtorëve është vendim politik dhe na kthen mbrapa. Për shkak se ata janë emruar në bazë të ligjit është dashur që sipas ligjit edhe të shkarkohen dhe jo spse janë serb” ka thën Stankoviç.
Sipas tij, shkarkimi i dy drejtorëve serb dhe shpallja e Gent Cakaj Qytetar nderi kur të gjitha kapacitetet shtetërore janë përqendruar te mbrojtja e shëndetit të njerëzve është një porosi e keqe e koalicionit qeverisës në Bujanoc, ka potencuar kryetarit i TK-së.(Presheva.com)