SHPËRNDAJE

Në Qendrën Shëndetësore në Vranjë janë shtrirë 22 pacientë, ndër ta 13 janë pozitivë me Corona virus.

Një pacient i ri u pranua për trajtim, gjashtë u lëshuan për në shtëpi dhe një u transportua në Qendrën Klinike të Nishit.

Epidemiologu Dr. Sladjan Stankoviç tha se pesë nga 113 mostrat e marra të shtunën ishin pozitiv, përcjell presheva.com.

Dy persona me gjetje pozitive janë nga Presheva, dy nga Vranja dhe një nga Bujanoci.

“Duke pasur parasysh numrin e banorëve, mund të konkludojmë se komuna e Preshevës aktualisht është qendër vatre në rrethin e Pçinjës” tha Stankoviç, duke shtuar se situata në Vranje është e qetësuar.

Ai gjithashtu tha se banorët e Vranjës janë “mjaft të disiplinuar”./presheva.com/