SHPËRNDAJE

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvgjë, Zoran Stankoviç i ka dërguar letër përfaqësuesve politik dhe institucional të Preshevës dhe Buajnocit. Në letrën e kryetarit të Trupitkoordinues, ndër të tjerash thueht se, në fund të nëntorit të vitit 2013, si përfaqësues politikë dhe institucional të shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanocit i keni dërguar shkresë Qeverisë së Republikës së Sërbisë, Kryeministrit të Qeverisë, Iviqa Daçiq dhe zëvendsit të parë të kryeministrit të Qeverisë, Aleksandër Vuçiqit në lidhje me vendimin tuaj dhe arsyet për ndërprerjen e përkohshme të bisedimeve me përfaqësusesit e Qeverisë së Republikës së Sërbisë.

Qeveria e Republikës së Sërbisë ka autorizuar Trupin Koordinues të përgjigjet në shkresën tuaj dhe përsëri shprehu gadishmërinë e tij të plotë se në bisedë konstruktive zgjidhen të gjitha çështjet që i keni propozuar, ndërsa Qeveria i pranoi duke i përfshirë edhe ato të përmendura në letrën e tanishme dhe në bazë të Kushtetetutës dhe ligjeve të Republikës së Sërbisë dhe Konventës ndërkombëtare mbi  të drejtat e Minoriteteve Kombëtare. Në letrëne Stankoviçit thuhet se, siç jeni të njohur, në fillim të bisedimeve kemi përcaktuar principet e punës së përbashkët dhe sjelljes. Pas rikonstruksionit afatëshkurtër deri në 6 muaj, afatë mesëm deri në një vit dhe afatgjatë me shumë se një vitë, qëllimi dhe realizimi sipas çështjeve të lëndëve.

Kryeministri i Republikës së Sërbisë në takimin të cilin e kemi pasë në kabinetin e tij në tetor të vitit 2013, kërkoi që çdo tre muaj në prani të tij dhe të gjithë pjesëmarrësve të bisedimeve të analizohen rezultatet dhe realizimi i zgjidhjeve të miratuara për të përcaktuar përgjegjësin e secilit pjesëmarrës në bisedime, të cilët nuk e rrespektojnë dhe zbatojnë zgjidhjen të cilën jemi dakorduar.

Në letër gjithashtu thuhet se, pas bisedimeve konstruktive me sukses të jashtëzakonshem, siç ju vetë keni theksuar, me ministrin e shëndetësisë i cili është mbajtur në muajin tetor të vtit 2013 në Preshevë, për 23 nëntorë të vitit 2013 ishte planifikuar takimi me ministrin e arsimit të shkencës dhe zhvillimit të knologjis mirëpo nuk është mbajtur për shkakë të vendimit tuaj që përkohësisht të ndërprehen bisedimet me Qeverinë e Sërbisë. Ju përkutojë se gjatë periudhës nëntorë – shkurt është planifikuar në vijim tema  për bisedime të përfaqësim/integrimit në institucionet shtetërore, decentralizimi i drejtësisë, rimëkëmbja ekonomike, arsimi. kultura, media, përdorimi i gjuhës zyrtare, analfabeti dhe simbolet nacionale, masat e sigurimit dhe ndërtimin e besimit.

Ndërprerja e bisedimeve askujt nuk i bëri mirë, sidomos qytetarve të Preshevës dhe Bujanocit. Nëse do ti kishim kryer bisedimet e parashikuara deri më tani, sigurishtë sot do kishim shumë pyetje dhe propozime të zgjidhjeve të pranueshme.Për këtë dhe një hërë jamë i bindur që nëpërmesë bisedimeve me të gjitha palët e interesuara mund të gjenden zgjidhja e problemeve në të cilat hasin qytetarët e Preshevës dhe Bujanocit, në emër të Qeverisë së Republikës së Sërbisë, ju bëjë thirrje për vazhdimin e bisedimeve, i bindur jamë së këto janë në interesin e gjithë njerëzve që jetojnë në hapsirën e vendit ton, përfundon e letra e hapur e kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç.