SHPËRNDAJE

ZoranStankovic

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka deklaruar sot se nuk ka mundësi që konflikti nga Maqedonia të përhapet në teritorin e Serbisë.

“Informacionet e tona tregojnë se nuk ka mundësi që të vij deri tek bartja e konfliktit nga Maqedonia në teritorin e Serbisë” ka thënë Stankoviq, transmeton presheva.com.

Stankoviq ka thënë se mundësia që konflikti nga Maqedonia në Serbi momentalisht nuk eziston. Sipas tij, shërbimet adekuate po kryejnë punën e tyre, vlersojnë situatën ditore, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet tjera përeth.

Janë ndërmarë të gjitha aktivitetet siç janë ngritja e pregaditjes luftarake dhe dërgimi i njerëzve në atë pjesë të teritorit, ka thënë Stankoviq. /presheva.com/