SHPËRNDAJE

Nuk flitet për ndonjë shkëmbim të territorit të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky rajon ka qenë gjithmonë, është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë. Spekulime të ndryshme mbi një lloj shkëmbimi vetëm shqetësojnë popullsinë serbe dhe shqiptare në jug të Serbisë.

Kështu, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanocin dhe Medvegjën Zoran Stankoviq, ka komentuar lajmet e shpeshta në lidhje me kufijtë e rinj.

– Këto histori, në njohuritë dhe kontaktet që kam, nuk kanë asnjë bazë në asnjë plan dhe negociata. Ata nuk janë temë diskutimi as në Bruksel, as në ndonjë vend tjetër – thotë Stankoviç.

Sipas tij, qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje është i qartë – se nuk ka kurrfarë ndryshime.

– Pozicioni është i qartë se nuk ka shkëmbim territorial, nuk ka shkëmbim të popullsisë, nuk ka korrigjime kufitare. Prandaj, mendoj se popullata mund të jetë e qetë – thotë Stankoviç, përcjell presheva.com.