SHPËRNDAJE

Kryetari i trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka dërguar urime pakicave nacionale shqiptare për rezultatet në zgjedhjet parlamentare.

“Pakicave nacionale shqiptare dhe Partisë për Veprim Demokratik që udhëheq Riza Halimi, i uroj për vendimin e mirë dhe përgjegjësinë që të dalin në zgjedhjet parlamentare me një numër të madh dhe ti fitojnë dy vende në parlamentin republikan” ka thënë Zoran Stankoviq.

Stankoviq ka thënë se vendimi për të dal në zgjedhje ka qenë i drejtë, pasi kjo është rruga e drejtë që të përmirësohet jeta e njerëzve në këto troje, si dhe nëpërmjet veprimit parlamentar të tregohet qëllimi i shqiptarëve që dëshiron të integrohet në jetën politike të Serbisë.

“Më vjen mirë që kanë zgjedhur kahje të tillë, përkundër atyre që nuk treguan pjekuri politike dhe në një far dore përgjegjësi ndaj banorëve të të tre komunave por edhe votuesit e vet politik” ka thënë Stankoviq. /presheva.com/