SHPËRNDAJE

Askush dhe asnjëherë nuk ofendoi më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa ministrat e Isa Mustafës, Aleksandar Jabllanoviqi e Blerand Stavileci.

Stavileci objektivizoi femrën shqiptare. Stavileci pornografizoij botën e nënës shqiptare. Po, ai e “makinëzoi” trupin e saj, mendjen e saj, dinjitetin e saj. E përdhunoi botën shqiptare, gjuhën, identitetin, vlerën dhe ikonën e kombit.

A është e mundur kjo? Si të dëgjohet kjo fjalë? Si ta arsyetojë këtë mendim? Dhe kush e tha? Ministri shqiptar i Qeverisë së Isës.

300 euro, familja…!

Ka këtu dy momente të mëdha që nën vetëdije tregojnë se ky ministër nuk ka respekt për femrën shqiptare, e bile as për veten e tij.

Momenti i parë është ai momenti moral e etik. Së pari njerëzor e pastaj politik. Fjalia a tij, e padëgjuar, e keqe dhe poshtëruese se “pse bëni shtatë fëmijë kur ke rrogën 330 euro”, argumenton se z. Stavileci nuk ka si pikënisje kodin moral në mendim, e as në veprim. Fjalia dhe vepra e tij dëshmon se politikat e Qeverisë së Kosovës janë politika materialiste dhe egoiste, jo të shekullit XXI. Këtu nuk ka humanizëm e as empati për nënën e as për njeriun. Dhe, si rrjedhojë i këtij mendimi, del se paraja dhe bota materialiste ka sunduar dhe po kontrollon Qeverinë e Ministrinë.

Momenti i dytë, e që është shumë shqetësuese, është se shqiptarët e Kosovës i janë nënshtruar një propagande të ngjashme me propagandën e nazizmit së Gebelsit. Edhe ministri i Propagandës së Hitlerit, sulmonte “të tjerët” që të mos lindin shumë fëmijë. Këta edhe i zhduknin fëmijët e porsalindur, e që mund të konsideroheshin se ishin të lindur të varfër e me të meta psikofizike. Çdo gjë që kushtonte ishte e pakëndshme për nazizmin gjerman, bile edhe në shkollë nxënësit e mirë “i kushtonin” shtetit gjerman më lirë se nxënësit e dobët. Nxënësi i mirë i kushtonte 120 marka gjermane, e ai i dobëti mbi 300 marka gjermane! Prandaj, racizmi gjerman e luftonte “të keqin” dhe familja nuk guxonte të ketë nxënës të dobët. T’ï kushtoje shtetit të Rajhut të Tretë, kishe pasoja…

Stavileci dhe Gebelsi kanë diçka “të ngjashme”: përderisa nazizmi gjerman i vitit 1939 dëshironte të kishte një botë “të pastër ariane” e me nxënës që i kushtojnë lirë shtetit, Stavileci i Qeverisë sonë dëshiron të ketë një botë të ndarë: me familje “të pasur” e me familje të “varfër”. Nuk bën të kesh shtatë fëmijë nëse ke 300 euro rrogë! Na kushton!?

Ky mentalitet i shekullit XIX, e që po mbizotëron në politikat tona, ka qelbur hapësirën publike shqiptare. Ka varfëruar vlerat kombëtare e njerëzore. Ky mendim i Stavilecit na tmerron dhe na pikëllon, sepse ky njeri familjen e konsideron objekt, gur, të pandjenjë dhe diçka që “t’harxhon” e na “kushton”!

Familja e nëna shqiptare u trajtua si “mall shpenzues” e si kafshë që “ha e kushton”.

Po, familja e nëna shqiptare u quajtën edhe “divlaci” (egërsira). Nëna shqiptare, bërthama e kombit shqiptar, po sulmohet e po dhunohet, pa frikë e pa kufi. Institucioni madhor i kombit tonë, pa reshtur e pa fije turpi, po bombardohet, po digjet e po shigjetohet.

Dje Jabllanoviqi, e sot Stavileci. Njëri dhunon shqip e tjetri serbisht. Të dy ministra! E çfarë rëndësie ka gjuha këtu?

Jabllanoviqin e quajta çetnik, dhe mire ia bëra. Ti, Stavileci, je kokëderr idiot politik e “kosovar çetnik”! Mjerë nëna që të ka, e të mjerët ne që të kemi!

Shkruan: Gëzim Mekuli