SHPËRNDAJE

NebojshaStefanoviq

Ministri i punëve të brendshme në Republikën e Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ftesat që të kthehet lapidari i “formacionit paraushtarak terrorist i Ushtrisë Çlirimatare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” nuk janë qëllimmira dhe çojnë kah destabilizimi i situatatës në jug të Serbisë.

Stefanoviq në deklaratë për medie, transmeton presheva.com, thotë se shteti dëshiron që me dialog të zgjedh çështjet e pazgjidhura dhe problemet me përfaqësuesit shqiptar të pakicës nacionale shqiptare në jug të Serbisë.

“Kemi polici multietnike e cila është profesionale dhe me përgjegjësi kryen punën e saj dhe nuk duam që kurrfarë provokimi politik të prishin prioritetet dhe përpjekjet e shtetit kundër varfërisë, për vende të reja të punës dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët” ka thënë Stefanoviq, transmeton presheva.com.

Ministri Stefanoviq ka thënë se MUP do të bëj gjithçka që është brenda kompetencave të saj që të ruaj sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve në tërë teritorin dhe i ka thënë atyre që mendojnë për një destabilizim potencial të cilës do komune në jug të Serbisë, që këtë mos ta bëjnë, pasi kjo nuk në interes të qytetarëve të vendit tonë, po as që do të tolerohet.

“Ne presim nga ata që janë zgjedhur në funksione të qeveritë lokale dhe në nivelet shtetëore që të kenë kujdes me veprimet e tyre të mos rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e Serbisë” ka thënë Ministri.