SHPËRNDAJE

Sipas deklaratës së kryeministrit të Kosovës kundrejt ftesës që iu drejtua atij për vizitë nga autoritetet lokale të Medvegjës, duke e bërë të qartë se ky takim do të jetë i protokoluar dhe me leje të autoriteteve serbe e ndërkombtare, Stefanoviq është shprehur se “Haradinaj do të mund të kishte vetëm protokollin që do ta dërgonte në burgun e parë të qarkut dhe ta kryente dënimin për kryerjen e veprave të rënda penale”.
Ministri Serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka shtuar gjithashtu se “gjykata tona e kërkojnë Haradinajn për shkak të veprave të rënda penale dhe kurrfarë protokolli nuk mund ta shpëtojë”.

Ramush Haradinaj ka shprehur gadishmërin e tij ta vizitojë komunën e Medvegjës e të Preshevës me ftesë të autoriteteve lokale, dhe ligjërisht të prokoluar.