SHPËRNDAJE

Stilisti i shumë emrave të estradës, Mr. Rex, së fundmi si gjithë të tjerët ka pezulluar aktivitetin e tij, shkaku i virusit COVID-19.

Ai ka shfrytëzuar ndikimin e tij në rrjetet sociale, për t’iu dërguar një mesazh ndërgjegjësimi të gjithë ndjekësve të tij.

Rex e ka cilësuar situatën më shumë si panikë se sa e vështirë, ndaj sipas tij është mirë që të bëhet kujdes në ruajtjen e qetësisë.

 

Ai gjithashtu ka thënë se me qëndrimin në shtëpi do të ndikojë që së shpejti, e gjithë situata të normalizohet dhe të kthehet në kontroll.

Mr. Rex njihet si një prej stilistëve më të ndjekur shqiptarë, cili ka arritur që ta promovojë brendin e tij edhe jashtë trojeve shqiptare.