10.1 C
Presevo, Serbia
18.02.2020
Ballina Lifestyle Stilistja e grimit Jennifer Troter zbulon: Për shkak të këtyre gabimeve të...

Stilistja e grimit Jennifer Troter zbulon: Për shkak të këtyre gabimeve të grimit dukeni më të lodhura dhe më të moshuara!

SHPËRNDAJE

Femrat me sy të gështenjtë në shumicën e rasteve e bëjnë këtë gabim kur është fjala për grimin.

Nëse keni menduar që damat me sy të gështenjtë e kanë atë fat që të gjitha nuancat u rrinë mirë, e keni gabim.

Ato shumë shpesh zgjedhin nuanca më të ngrohta të hijesimeve të gështenjta, sepse mendojnë që do të duken më natyrshëm. Mirëpo, në këtë mënyrë arrihet vetëm dukje e lodhur e syve.

Për të shmangur këtë gabim zgjidhni hijesimin me tone të ftohta. Nuanca e kaltër në të errët, e hirta, pudra rozë dhe ajo ngjyrë vjollcë janë zgjedhje ideale.

Këto ngjyra do të hapin vizualisht sytë dhe do të bëjnë që të dukeni më të pushuara dhe më të freskëta.

Stilistët e grimit thonë që lejohet të qitet në këndin e jashtëm të syrit, ndërsa në pjesën e mbetur të kapakut së syve qitni ngjyrë shampanje me perishane diskrete.

Stilistja e grimit Jennifer Trotter ka porositur vajzat se si duhet të kujdesen edhe në zgjedhjen e ngjyrës së kuqe dhe karminit.

Ajo që më mirë do t’ju përshtatet nëse keni sy të gështenjtë janë nuancat e buta të ngjyrës së trëndafiltë me të cilën fytyrës suaj do t’i “dhuroni” disa orë shtesë gjumë të cilin nuk keni arritur ta bëni.