SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot në konferencë për shtyp tha se pret që 29 vendet-anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai shtoi se pasi 29 vendet të ratifikojnë protokollin, do të mund t’i urojnë Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtarja e 30-të, Në ndërkohë, Qeveria e Gjermanisë ka dhënë pajtim për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Ata përmes një kumtese thanë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do jep kontribut të rëndësishëm për sigurinë e hapësirave euroatlantike dhe gjithashtu do të sigurojë impuls pozitiv për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ata thonë se Qeveria e Gjermanisë do të angazhohet për miratim të shpejtë të protokollit, me qëllim që anëtarësimi formal të mund të ndodh në fund të muajit të ardhshëm. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe Bullgaria ka dhënë dritë të gjelbër për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.