SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka deklaruar se protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet së shpejti. “Do ta nënshkruajmë protokollin për në NATO dhe këtë mund ta bëjmë së shpejti.

Për ratifikimin do të duhet më shumë kohë, varet nga 29 parlamentet”, tha Stoltenberg për “Politico Evropa”, Pritet që gjatë kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin. Disa vende anëtare si Sllovenia, kanë marrë dritë të gjelbër për këtë, siç deklaroi ambasadori slloven Jellko Kacin.

“Pasi ta nënshkruajmë protokollin, Shkupi do të ulet në tavolinë”, tha Stoltenberg. Kjo do të thotë se Maqedonia do të merr pjesë si vend vëzhgues në gjitha takimet kyçe të Aleancës, ndërsa anëtare me të drejta të plota do të bëhet pasi 29 parlamentet ta ratifikojnë protokollin.