SHPËRNDAJE

 

Studentët e gazetarisë të Universitetit të Prishtinës kanë realizuar një fushatë promovuese për të vizituar Teatrin Kombëtar. Pesë studentë të vitit të tretë ftojnë njerëzit të vizitojnë më shpesh teatrin, duke treguar përjetimet e tyre dhe pse njerëzit duhet ta vizitojnë më shpesh teatrin.

Studentët e vitit të III-të përmes kësaj fushate kanë synuar të rrisin imazhin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) dhe të nxisin interesimin e publikut për të ndjekur shfaqje.

Gzim Mujaj, Eljesa Behluli, Ermir Bujupaj, Erëza Bylygbashi dhe Gentiana Mani janë studentët që kanë punuar në këtë kampanjë, ndërsa mentor i punës së tyre ka qenë Dr. Phil. Remzie Shahini – Hoxhaj, profesoreshë e lëndës “Marrëdhënie me publikun” në këtë departament.