SHPËRNDAJE

Studentët nga Lugina e Preshevës, profili mjekësi njëherë e përgjithmonë do të zgjidhin problemin e marrjes së licensave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo u konfirmua sot nga ndihmës kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdulla Hasani në takimin që kishte në Prishtinë me një grup studentësh. Ai ka konfirmuar se gjithmonë Qeveria kosovare do të jetë në shërbimin e të gjithë studentëve nga Lugina e Preshevës për problematikat që ata i përcjelln herë pas here gjatë dhe pas studimeve në Republikën e Kosovës./presheva.com/