SHPËRNDAJE

Një i student palestinez i pranuar në Universitetin Harvard, i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi zyrtarët kanë kontrolluar postimet e tij në rrjetet sociale.

Ismail Ajjawi, 17-vjeçar që jeton në Liban ka thënë se ai është marrë në pyetje për disa orë dhe se i është anuluar viza, pasi zyrtarët për imigrim i kanë kontrolluar telefonin dhe laptopin.

Zëdhënësi për Doganat dhe Kufijtë, Michael McCarthy, ka thënë se vendimi është marrë “bazuar në informacionet e zbuluara nga kjo agjenci”, shkruan REL.

McCarthy ka mohuar të komentojë detajet e këtij rasti, duke cituar konfidencialitetin.

Universiteti ka thënë se, “është duke punuar ngushtë me familjen e studentit dhe autoritetet për të zgjidhur këtë çështje”, para se të fillojë procesi mësimor më 3 shtator.

Në qershor, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se gati të gjitha aplikacionet për viza amerikane do t’i nënshtrohen edhe një pyetësori të detajuar për rrjetet sociale.

Zyrtarët kanë vlerësuar se rregullat e reja do të prekin 14.7 milionë persona në vit.