SHPËRNDAJE

Facebook

Sipas një studimi të fundit amerikan, të gjithë përdoruesit e Facebook-ut janë të predispozuar që të preken nga depresioni. Nëse ne e përdorim rrjetin social mësë shumti për të komunikuar, kjo nuk do të përbënte problem, por nëse fokusohemi në jetën e çdokujt duke e monitoruar me vëmendje, atëherë do të na shfaqeshin problemet shëndetësore.

Konkluzioni është arritur nga një studim amerikan i publikuar në revistën “Computers in Human Behavior”, i zhvilluar nga studiuesit e Universitetit të Missouri. Drejtuesja e studimit, Margaret Duffy ka thënë se nëse monitorimi ne Facebook ngjall zili ndaj dikujt prej miqve tanë, mund të çojë në manifestimin e simptomave depresive.

“Facebook mund të jetë një aktivitet zbavitës dhe i shëndetshëm nëse përdoret për të ruajtur kontaktet me miqtë dhe të afërmit. Por nëse përdoret për të parë se si shkojnë gjërat e një miku tuaj të vjetër, nëse është ekonomikisht mirë apo nëse jeton një dashuri të lumtur, atëherë kjo mund të shkaktojë ndjenja depresive”, ka thënë ajo.