SHPËRNDAJE

Të bësh një selfie, tashmë është në trend. E kthyer në një mani, secili prej nesh mundohet të qëndrojë në koherencë të plotë për të treguar si ndihet, e njëkohësisht motivohet edhe më shumë kur merr komente pozitive, duke u kthyer në qëndër të vëmëndjes. 

Një studim i kryer së fundmi në këtë drejtim bën me dije se ne veprojmë në mënyrë të tillë për shumë arsye dhe se femrat janë më të prirura të bëjnë selfie. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti Katolik i Milanos, në bashkëpunim me Fondacionin IBSA për kërkime shkencore, ka studiuar motivet që çojnë njerëzit drejt këtyre fotove. 

Duket se një nga aspektet më të rëndësishme që çon në përdorimin e rrjeteve sociale, është të qenurit koherent me çdo gjë që ndodh rreth nesh. Jo vetëm kaq, pasi rrjetet sociale përdoren edhe për të mbajtur gjallë një marrëdhënie dashurie, apo edhe miqësie. Duke i’u referuar studimit në fjalë, femrat janë më të motivuara për të bërë selfie, pasi duan të tregojnë se si janë dhe si ndihen.