SHPËRNDAJE

Studimi i ri, i publikuar në Harvard, ka treguar që tek meshkujt dhe femrat që pinë tri e më shumë kafe në ditë ekziston përqindja e madhe e atyre që kanë probleme me shikimin

Hulumtimi lidh konsumimin e madh të kafeinës me zhvillimin e glaukomës eksfoliative, çrregullimit të shikimit i cili prek rreth dhjetë për qind të personave më të moshuar se 50 vjeç dhe mund të çojë deri tek verbëria.

Femrat të cilat në familje kanë raste të regjistruara të glaukomës hyjnë në grupin më të rrezikuar, dhe nëse pinë më shumë se tre filxhanë, rreziku nga fitimi i glaukomës eksfoliative rritet deri në 66 për qind.

Në studimin e gjerë shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e rreth 79.000 femrave dhe 42.000 meshkujve dhe me të rast nuk është konstatuar lidhja në mes konsumimit të pijeve të tjera që përmbajnë kafeinë) dhe kësaj sëmundjeje.