19.2 C
Presevo, Serbia
23.05.2019
Ballina Lajme Stuhia e rrallë godet qytetin gjerman (Video)

Stuhia e rrallë godet qytetin gjerman (Video)

SHPËRNDAJE

Një tornado e rrallë është filmuar nga banorët vendas një qytet të vogël në Gjermani, e cila solli vetëm shkatërrim përgjatë rrugës.

Rreth 35 shtëpi u dëmtuan dhe pesë persona u plagosën në qytetin Roetgen, në Gjermaninë perëndimore, kur një “minitornado e dhunshme” lëvizi përmes qytetit, sipas zjarrfikësve.

Sipas mediave, disa makina u dëmtuan gjithashtu nga pemët në rënie, dritat e rrugëve dhe mbeturinat.

Videot e kapura nga banorët vendas tregojnë erën lëvizëse, e cila më vonë u konfirmua si një tornado nga ekspertët e motit, duke lëvizur nëpër qytet.