SHPËRNDAJE

Futbollisti i Atletico Madrid, Mario Suarez ka konsideruar se shitja e Xabi Alosnos dhe Angel Di Marias nuk do ti dobsoj rivalët.

“Xabi Alonso për mua është njëri ndër mesfushorët më të mirë në botë. Shumë herë kam luajtur kundër tij dhe ai me të vërtetë është një lojtar fantastik, shumë gjëra mund të mësohen nga ai. Por, kanë sjellë Kroos, i cili ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në kampionat botërorë. Ngjajshëm është edhe me Rodriguez dhe Di Marian. Të dy janë të shkëlqyeshëm, dhe mendoj se Reali nuk ka gabuar me zgjedhjen” konsideron Suarez.

“Sezoni sapo ka filluar, dhe ti bashkoni 11 futbollistët më të mirë në botë, duhet që ata të funksionojnë së bashku në fushë. Kështu edhe ky ekip, i duhet kohë, nuk ka ndryshuar shumë, dhe lojtarët e ri duhet ti përshtaten lojës dhe sistemit të Realit. Jam i sigurtë se ata prap dotë jenë të fuqishëm” ka thënë Suarez.