SHPËRNDAJE

Suarez

Luis Suarez është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierën e tij
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, duket në superformë këtë edicion, teksa po shkel çdo kundërshtar që i del para.

Në ndeshjen e fundit ndaj Valencias, që u zhvillua në kuadër të Kupës së Mbretit, Suarez shënoi katër gola, duke quar në 35 numrin e golave këtë edicion në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Suarez së bashku me Cristiano Ronaldon, i prijnë listës së golashënuesve më të mirë në Spanjë për këtë edicion, me nga 19 gola.

Nëse Suarez vazhdon me këtë ritëm, do ta mbyll sezonin me mbi 50 gola, diçka që e kanë bërë vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në gjashtë vitet e fundit.

Në fakt Suarez ishte afër kësaj shifre në sezonin 2009/2010 kur ishte pjesë e Ajaxit. Ai kishte shënuar 49 gola në 48 paraqitje dhe duket se ky do të jetë synimi i uruguajanit, që të thyej rekordin e tij.