SHPËRNDAJE

Neymar-Suarez
Luis Suarez është i bindur se Neymar nuk do të largohet nga Barcelona pavarësisht insistimit nga Manchester United dhe Real Madrid.

Këtë deklaratë reprezentuesi i Urugait e ka dhen pas fitores bindëse ndaj Valencisë (7:0) në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey.

“Jam i bindur se Neymar do të mbetet në Barcelonë. Klubi e mbështet Neymarin, dhe unë jam i sigurt se ai do të luajë këtu për shumë vite”, ka deklaruar Suarez.