SHPËRNDAJE

Mazic

Mario Suarez ka kritikuar ashpër gjyqtarin serb, Milorad Mazicin.

Mesfushori i Atletico Madridit, Mario Suarez, ka kritikuar ashpër gjyqtarin kryesor të sfidës ndaj Real Madridit, Milorad Mazic.

Suarez theksoi se Mazic pati një paraqitje tejet të dobët në këtë sfidë, duke gabuar në shumë raste.

“Me gjithë respektin, nuk mund ta vësh një gjyqtar serb në këtë ndeshje”, u shpreh Suarez pas takimit për ABC.es, përcjell Gazeta Express.

“Gjyqtari ishte shumë i keq. Unë mendoj se ai nuk arriti ta ndjek shpejtësinë e lojës. Nuk ka arsyetim për të”, shtoi tutje Suarez.