SHPËRNDAJE

Suarez

Lojatari i Barcelonës, Luis Suarez, menjëherë pas triumfit ndaj Las Palmas ka deklaruar se ndeshjet e tilla janë sfida që duhen kaluar për të fituar titullin.

Sulmuesi uruguaian mendon se angazhimi i madh në muajin e fundit nuk duhet të jetë justifikim për paraqitjet jo të mira.

“Për të fituar tituj duhet të vuash. Në dy ndeshjet e fundit nuk kemi qenë të shkëlqyer, por arritëm të fitonim”.

“Këto janë sfidat që duhet t’i kalosh për të fituar La Ligan. Kemi luajtur shumë në muajin e fundit, por kjo nuk është një justifikim”, ka thënë Suarez për Canal Plus.