SHPËRNDAJE

PDK

Lugina e Preshevës e posaçërisht Komuna e Bujanocit, ka rënë në një ngërç politik dhe kolaps ekonomik, nga të cilat zor se do të lirohet, sidomos në këtë fazë kur edhe kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi.
Ky qorrsokak, në të cilën ka hyrë shoqëria jonë, më ka motivuar t’i kthehem politikës, jo për favoret e saj në punësim e privilegje, por në tejkalimin e kësaj situate të rëndë, të zymtë dhe të mjerë, në të cilën është future ajo.
Kthimi i Partisë Demokratike Kombëtare, në jetën politike të vendit, nuk do të thotë se do ta komplikoj atë, por përkundrazi do të ndikoj në relaksimin e marrëdhënieve ndërpartiake, të cilat kohëve të fundit janë acaruar tej mase.
Në vend se subjektet politike shqiptare të jenë partner në luftën për pushtet, ato bëhen rivalë dhe armiq të përbetuar, duke zhgënjyer elektoratin e mrekullueshëm të këtij rajoni.
Për t’i larguar inatet dhe sherret primitive në skenën politike.
Partia Demokratike Kombëtare, po kthehet me këtë mision politik dhe mesazhim im është të punojmë për të mirën e elektoratit tonë, për të mirën e rinisë sonë e cila gjithnjë po zhgënjehet nga mospajtimet tona, nga grindjet dhe përçarjet ekstreme.
Bashkohuni në rrugën tonë të ndryshimeve, alternativa për një perspektivë evropiane të Luginës së Preshevës, nga kryetari i PDK-së, Nexhmedin Saqipi .