SHPËRNDAJE

më kujtohet. Vitin e kaluar, për të qenë i saktë më 1 mars 2015, i dhash fund një punimi letrarqë mbanë titullin ”Pulëbardha krahthyer”. Qëllimi im ishte që, duke u mbështetur në procesverbalet e kohës, t’ i pasqyroj përpjekjet modeste tëshqiptarëve të Suedisë për t’ i ruajtur gjuhën dhe traditat tona kombëtare. Aty këtu, kohë pas kohe, provoja t’i jap lexuesit të kuptojëse ajo që dikur ishte e mundur në fshatrat eKalabrisë,sot nuk është e mundur në Suedi, Zvicër apo Gjermani, edhe ate, për arsyen e thjeshtë se shqiptarët, njësoj si popujt tjerë,gjenden në kuvertën e një trageti që po vete në drejtim të panjohur. Askush nuk e ka parë dhe nuk e di destinacionin e tij.
Si sot më kujtohet një pasdite kur Xhovani Bellushi, miku im arbëresh, deri sa po kalonim nëpër Shën Mitër të Kalabrisë, dy herë e frenoi makinën dhe e hapi derën e saj.
” Ja, Profesor! Jemi në fshatin e De Radës. Po dëgjon ndonjë fjalë arbërisht? Jo.Të gjithë të rinjtë e të rejat flasin italisht. Dhe s’ kemi pse habitemi, se kjo është një epokë tjetër… Kjo është epoka e radios, televizionit, festivaleve, internetit… Ajo që dikur ishte e domosdoshme, sot është e pamundur.”
Xhovani kishte të drejtë. Ate e patënkonstatuar thuajse të gjithë miqët e mi… Kosovë Rexha, Sabri Novosella, Ramadan Shala dhe të gjithë arsimtarët e huaj që punoninpër ”integrimin” e ardhacakëve shqiptarë, serbë, kroatë, boshnajkë e turq… Ajo që tani dëshiroja t’ia bëj të qartë lexuesit shqiptar ishte se – janë të pakëta ato qeveri që anë përpiqen për integrimin e ardhacakëve të ardhur dhe, n’ anën tjetër, donë t’ i ruajnë doket dhe zakonet e ardhacakëve të tyre. Përkundrazi,”integrimi”i mijëra e mijëra ardhacakëve arabë, somalias e afganë bie ndesh me ruajtjen dhe kultivimin e traditave kombëtare. Nëse ardhacakët grekë, jugosllavë, turq e shqiptarë dikur mendonin se Suedia vërtet donte t’ i ruante doket dhe zakonet e tyre kombëtare, sot e kanë të qartë se Suedia s’ e kishte aspak ndër mend ta forconte atdhedashurinë e tyre për Kosovën apo atdhedashurinë e arabëve për Sirinë apo Irakun. Ajo në të vërtetë donte t’i vitalizonte interesat e saj ekonomike dhe financiare.
Sidoqoftë, atyre që e kanë shfletuar manuskriptin e ”Pulëbardhës krahthyer ” u kam premtuar se një ditë, kur të më lejojë koha, do ta shkruaj edhe një epilog të gjatë për periudhën 1979 – 1981, kur Shoqata ”Vëllazërimi”, me nisiativën time personale, ndërroi emër dhe ra në duart e çanaklëpirësve jugosllavë, që e bënë atë vegël të bindur të Konsullatës Jugosllave. Që Shoqata Kulturo-artistike ”Kosova” vërtet ra në gropë të plehut dëshmon edhe vendimi i saj për t’ i dënuar Demonstratat e vitit 1981 dhe për t’ u distancuar nga kërkesat e popullit për një republikë të barabartë me republikatjugosllave.Ajo armiqësi, midis nesh, që e donim një Kosovë të Lirë e e të Pavaruar, dhe atyre,që e donin Kosovën siç e kishte bërë Titua dhe skojevcat shqiptarë,zgjati thuajse 10 vjet dhe pa ndërhyrjen e Joseph DioGuardit e Zekirja Canës, ata kurrë s’ do të shqiteshin nga duart e vëllezërve sllavë.
Më duket se s’ prish punë të theksojmë se ”pajtimi” midis nesh që e përkrahnim Lëvizjën për Republikën e Kosovës dhe atyre, që 12 vjet na kishin quajtur të çakërrdisur,u bë në mënyrë spontane, pa dijeninë e njërës apo tjetrës kryesi, dhe nuk i shërbeu aspak atij teatrit që u luajt në Rosengord, kur unë e Halil Gashi, përpara Joseph DioGuardit e Zekiria Canës, deklaruam se përçarja mori fund. Aty e tutje të gjithë, gra e burra, të rinj e të reja, do të punonim për Republikën e Kosovës, të cilën Muharrem Shabani, në emër të popullit, e kishte shpallur si të lirë e të pavarurnga Jugosllavia Federale. Ai pajtim s’ ishte as në shërbim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku më kishin zgjedhur si sekretar të përgjithshëm, as në shërbim të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare, as në shërbim të Kosovës që ishte shumë larg nga pavarsia e vërtete.Përkundrazi, pak ditë më vonë do të konstatoja se ata që dolën meatë ide fisnike dhe na futën në lojë me ”shqiptarët e Jugosllavisë”, edhe një herë na lanë në putra tëarushës. Përse ndodhi një gjë e tillë?
Do të përpiqem ta them me pakë fjalë.
Duke qenë se fjala është për dy shoqatatë veçanta, që kishin dy rregullore të veçanta, dy kryesi të veçanta, dy antarësi të veçanta, të cilat me vite kishin mbajtur mbledhje vjetore, edhe ate, duke u përpjekur për qëllime që ishin diametralisht të kundërta midis vedi, pajtimi që u vulos në Sallën e madhe të Shtëpisë së Aktiviteteve të Rusengordit ishte – hap i përngutur. Përderisa Shoqata Kulturore “Kosova” që nga tubimi i saj i parë, ishte përcaktuar të punonte për një Kosovë të Lirë e Demokratike dhe verë e dimër ishte solidarizuar me popullin e saj, Shoqata Kulturo-artistike “Kosova” i kishte dënuar Demonstratat e 81-shit dhe s’ kurrë s’ e kishte ngritur zërin kundër një regjimi që i arrestonte, i nxirte nga puna, i dënonte dhe i vriste shqiptarët e ngratë.
Ajo më e pakëta që duhej bërë ishte formimi i një komisioni, i cili, para se të bëhej pajtimi, duhej t’ i studjonte të dyja rregulloret e shoqatave dhe, pasi t’ i prishte të dyja sipas një vendimi që do të merrej në praninë e të dyja antarsive, të dilte para popullit me një rregullore të redhe ajo rregullore duhej t’ ishte në përputhje me kërkesat e atyre që donin bashkim e jo përçarje.
Kështu si u veprua atë ditë, kur unë, me thirrjen e popullit të pranishëm, ia zgjata dorën Halil Gashit dhe, me kërkesën e vetë të përndjekurve shqiptarë, ua fala mëkatet atyre që me vite na kishin spiunuar, nuk ishte në rregull. Atë ditë unë i fala ata që kurrë s’ ishin solidarizuar me kërkesat e vëllezërve dhe motrave të tyre dhe kurrë s’ na ishin bashkangjitur në një tubim, një mbrëmje, një grevë apo një demonstrate. Anëtarët e Shoqatës Kulturore “Kosova” e kishin një lokal të madh në Dala Plan, kishin orkestrinën, grupin e valleve dhe ishin të lidhur drejtpërdrejt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por tani, krejt papandehur, sipas atij vendimi duhej të ktheheshin në Rosengord dhe të zhvillonin veprimtarinë lokalin e shoqatës tjetër. Duke marrë një vendim të tillë, ata harruan se ujku e ndërron qimen, por jo dhe zakonet e tij.
Pak javë më vonë, jo vetëm unë, por dhe anëtarët tjerë të ish Shoqatës Kulturore “Kosova” konstatuam se ne, me vendimin që kishim marrë në praninë e Dr Zekiria Canës, s’ kishim bërë tjetër pos i kishim ngjallur ata që de facto kishin qenë të vdekur. Gjatë kohës që ne merreshim me veprimtari patriotike, ata kishin huazuar para nga Lidhja e Shoqatave Jugosllave, kishin mbajtur njerëz me rrogë dhe kishin sharruar në borxhe.Tani që duhej të punonim për Kosovën, ne, me ato pak korona që kishim kursyer duke përgaditur dhe emituar “Radio Zërin e Kosovës” javë për jave, duhej t’ ua paguanim borxhet atyre që vite me radhë kishin ndenjur me duar në xhepa.
Po vazhdoj.
Shi n’ ato çaste kur Kosova përjetonte greva, uri, demonstrata, papunësi, mbyllje të shkollave, helmimedhe sanksione tjera politike e ekonomike, ne e kishim themeluar një bashkësi të shoqatave shqiptare dhe kishim filluar ta botonim revistën letrare “Qëndresa”. Duke dashur ta forcojmë bashkimin kombëtar, e ngarkuam Ismail Rugovën, njërin nga anëtarët e redaksisë, që të shkruante pak për shqiptarët që jetonin në Suedi, si dhe përpërpjekjet e tyre kulturore n’ atë vend. Jo pse përpjekjet tona meritonin fjalë të mëdha, po sepse ato duheshin trefishur para egzodit që do vinte në të ardhmen.
Ismail Rugova e mori detyrën me seriozitet të madh. I nxitur nga dëshira ynë e përbashkët që ta forconim Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe i frymëzuar nga Lëvizja e fuqishme popullore për faljen e gjaqeve, ai iu shtrua punës me zell të madh dhe sajoi tre artikuj të mirë për veprimtarinë që ishte zhvilluar gjatë viteve të 70-ta, duke mos e harruar as vepimtarinë e mikut tonë suedez, zotit Ulmar Qvick. Mjerisht, ai nuk gjeti vend për t’ i prekur ngjarjet dramatike që janë përshkruar në projektin tim “Pulëbardha krahthyer”. Sidoqoftë, artikujt dolën të mire, por të zhveshur ngaintrigat që ishin thurur dhjetë – pesëmbëdhjetë vjet më parë. Edhe pse nuk ishte dëshira e ynë që autori të ngatërrohej ne veprimtarinë e skojevcave shqiptarë gjatë dhe pas Demonsratave të 81- shit, fryma paqësore e Ismail Rugovës edhe një herë iu dha shkas të lartpërmendurve – tani pas antarësimit të shoqatës së tyre në Bashkimin e Shoqatave Shqiptare – të kthehen në binarët e vjetër.
Duke qenë se Ismail Rugova s’ gjeti kohë për ta shkruar edhe një artikull të katërt mbi aktivitetin tonë gjatë viteve të 80-ta, i lash punët tjera dhe e shkrova vetë. Kuptohet vetvetiu, duke u mbështetur në shënimet personale që kisha ruajtur.
Kam përshtypje se as vetë nuk kalova më mirë për arsyen e thjeshtë se jazi që na kishte ndarë në vitet e 70-ta kurrë s’ u rrafshua sipas dëshirës së popullit, por ngeci poaq i thellë sa dhe nepsi i atyre që na kishin shitur lëkurën në koktejet e Legatës Jugosllave.
Shtrohet tani pyetja: Përafërsisht sa vjet duhen për ta dokumentuar veprimtarinë që na mbajti të përçarë dhe kush duhet ta bëj atë punë? Ate nuk e di. Unë kam një moshë dhe gjendja shëndetsore nuk po më lejon të rri me orë të tëra para kompjuterit. Po e ngushlloj veten se, duke filluar nga viti 1982, kur lajmëtarët e parë të lirisë mbërritën në Malme dhe sollën me vete filmat, gazetat dhe revistat e para të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, shumë gjëra janë ngulitur në kujtesën e të rinjëve shqiptarë dhe nuk do të harrohen aq lehtë. Kësaj mundem t’ ia shtoj edhe veprimtarinë e gjallë të atyre që mirnin pjesë në tubimet dhe demonstratat e popullit, të cilat rëndom inçizoheshin dhe ruheshin nëpër shtëpi.
Ajo që kisha menduar të bëj ishte të shkruaja një epilog pakëz më të gjatë për periudhën 1979 – 1981, kur sllavofilët kosovarë, pasi na prunë shpirtin në maje të hundës, e pastruan definitivisht Shoqatën Kulturo – Artistike “Kosova” nga militantët e çeshtjes kombëtare dhe e antarësuan ate në Lidhjen e Shoqatave Jugosllave. Për t’ iuafruar sa më afër asaj drame, po më duket me vend që sëpari t’i riprodhoj nja katër artikuj që janë shkruar 25 vjet më parë dhe, pastaj ta hedh në letër verzionin tim.
Artikujt që shkruajtëm mbajnë titullin “Suedia dhe Shqiptarët”. Të katër artikujtjanë botuar në faqet e revistës “Qëndresa”. Mjerisht, ate e botonim në tirazh të vogël dhe çdo numër i saj zhdukej brenda javës. Fatlumnisht, unë e kam ruajtur një egzemplar dhesot, plot 16 vjet pas botimit të tyre, do t’ ua prezantoj edhe lexuesve tjerë të faqes së Preshevës. Në fillim tre artikujt e Ismail Rugovës, pastaj artikullin tim.

Suedia dhe Shqiptarët (1)
Kolonia shqiptare ne Suedi është relativisht e re. Për dallim nga shtetet tjera të Evropës, Suedia, bashk me shtetet tjera nordike, dotë ”pushtohet” goxha vonë dhe krejt papandehur nga shqiptarët. Ky pushtim është më i madhi që ka ndodhur ndonjë herë dhe, në bazë të gjendjes aktuale, mund të thuhet se egziston dhe po rritet dita ditës.
Parase të merremi me gjendjen aktuale, jemi të mendimit të merremi me pikënisjen e saj.Për kureshtarët është me rëndësi të dihet se cila ishte këmba e parë që shkeli në këtë truall? Sipas të gjitha gjasave, ajo këmbë duhet të ketë qenë këmba e gjeniut të letrave shqipe, Faik Konitzës. Të paktën kështu thotë shkrimtari Ismail Kadare.
Faiku duhet të jetë stacionuar gjatë vitit 1916. Dihet se ai ishte regjistruar në Universitetin e Uppsalës. Por shumë shpejt ai do të shkonte në Amerikë, ku kishte edhe kulturë botërore, por edhe shumë shqiptarë. Pas Faikut, shtypi revial i Suedisë, gjatë viteve të tridhjeta, bënte me dije se në Suedi kishte qëndruar një kohë të shkurtër edhe mbreti Ahmet Zog. Ekspedita e tij në vendet skandinave kishte për qëllim kurorëzimin e tij me ndonjë bjonde skandinave. Mjerisht, qëndrimi i tij s’ ishte aq i suksesshëm.
Pas këtyre dy ndeshjeve të rastësishme të shqiptarëve me Suedinë, nuk posedojmë me fakte tjera. Nga ana tjetër dihet se suedezët ndeshen me kulturën shqiptare shumë më herët. Për këtë aspekt do të shkruajmë një herë tjetër.
Siç po shihet, shqiptarët dhe suedezët deri vonë njiheshin farepak midis tyre. Për këtë mosnjohje janë fajtorëshumë rrethana, por nedo t’ i cekim vetëm dy. Suedia, deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, ishte vend i varfër dhe tejet i izoluar, ndërsa Shqipëria lëngonte nga prapambetja shekullore e pushtimit osman. Pas Luftës së Dytë Botërore, Suedia i merr këmbët dhe shumë shpejt bëhet njëri ndër shtetet më të lulëzuar të Evropës Perendimore. Ky ndryshim i vrullshëm do të krijonte mundësi për stacionimin e një numri të madh të të huajve, bile edhe të shqiptarëve. Aktualisht, në Suedi jetojnë mbi një milion imigrant,gjë që dëshmon se çdo i teti suedez ka prejardhje të huaj. Shqiptarët, në këtë përbërje të të huajve, marrin pjesë me 1,3 %.Afro 13 000 shqiptarë, sa jetojnë sot në Suedi, nuk u zbarkuan për një ditë apo për një vjet. Ata erdhën këtu në valë valë dhe në periudha të ndryshme.
Ky proces po vazhdon tash e 30 vjet me radhë. Për ta kuptuar sa më lehtë situatën, rrethanat, si dhe strukturën e emigrantëve shqiptarë në Suedi, do të ndalemi veç e veç në etapat e ngritjes së kësaj kolonie:
Filizat e parë të kolonisë shqiptare në Suedi fillojnë të duken në fillim të viteve të gjashtëdhjeta. Në këtë kohë stacionohen përafërsisht njëzet deri më njëzet e pesë familje shqiptare, të cilat, para se të vinin në Suedi, ose ishin shpërngulur në Turqi ose kishin pritur me vite nëpër kampet e refugjatëve politikë të Italisë e Greqisë. Pjesa dërmuese e atij komuniteti ishin nga Shqipëria, por në mesin e tyre kishte dhe shumë familje shqiptare nga Turqia.Vetëm pak vite me vonë, atyre do t’ iubashkangjiten edhe një dyzinë studentësh apo nxënësish shqiptarë nga Kosova, të cilët vinin nga kampet e Italisë e Austrisë. Kjo gjeneratë, sipas dëshmive autentike, nuk duhet të ketë qenë numerikisht më e madhe se 500 veta.
Etapa e dytë e ardhjes së shqipëtarëve në Suedi fillon kah mezi i viteve të gjashtdhjeta dhe mbaron nja dhjetë më vonë. Gjatë kësaj kohe në Suedi stacionohet gjenerata e ashtuquajtur “ punëtorë të inkuadruar përkohësisht në Botën e jashtme ”.
Sa shqiptarë erdhën në Suedi gjatë kësaj kohe? Askund, për fat të keq, nuk mund të gjesh të dhëna statistikore mbi numrin dhe strukturën e tyre gjinore, sepse organet suedeze që atëbotë merreshin me importimin e krahut të punës nga Jugosllavia Federative e trajtonin atë pjesë të shqiptarëve si “jugosllavë”. Kjo dhe ishte e natyrshme, sepse të gjithë që erdhën dhe u punësuan në Fabrikën e çorapave, Fabrikën e sheqerit e Fabrikën e kanaçeve mbanin pashaporta jugosllavë dhe ishin kryesisht nga Ohri, Struga dhe fshatrat e Prespër. Mirëpo në bazë të fakteve – nëse mund të merren si fakte – “punëtorët e përkohshëm” deklarojnë se gjatë kësaj etape në Suedi stacionohen thuajse 200 familje shqiptare, të cilët, mjerisht, me përjashtim të shqiptarëve nga Resna dhe Prespa, e quajnë veten turq, maqedonas, torbeshë, pomakë e shumë rrallë shqiptarë.Kuptohet vetvetiu se në mesin e tyre kishte edhe të tillë që s’e mohonin përkatësinë kombëtare dhe gjithmonë mbaheshin si shqiptarë të vërtetë.
Pra, veç në pragun e viteve të tetëdhjeta mund të bëhet fjalë për një“koloni” shqiptare në Suedi. Qysh në vitin 1974 kjo koloni kishte themeluar ”Shoqatën Kulturo-artistike “Vëllazërimi”, të parën shoqatë shqiptare në Malme, dhe në shkollat e rregullta suedeze punonin 5 – 6 arsimtarë të “gjuhës së shtëpisë”.
Etapa e tretë fillon menjëherë pas ngjarjeve historikeqë ndodhën në prill të vitit 1981.Demonstratat e atij viti e lëkundën keq Jugosllavinë Federative.Kësaj here Suedia do ndeshet me azilantë shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare të Jugosllavisë.
Azilantët e parë shqiptarë në Suedi duken gjatë vitit 1982. Në fillim kishte vetëm raste të rralla pordy vjet më vonë kërkuesit e azilit politik me kombësi shqiptare bëhen gjithnjë e më të zakonshëm. Në bazë të një statistike jokomplete të Drejtoratit Shtetëror të Emigracionit, bëhet e ditur se nga viti 1983 e deri ne fillim të vitit 1989 në Suedi shtruan kërkesa për azil politik 6843 veta. Ky trend bie gjatë vitit 1990 ne 1240 kërkesa. Mirëpo edhe këto të dhëna statistikore kanë mangësi, nga se të gjithë këtyre nuk do t’ iu pranohet leja e qendrimit. Sidoqoftë, në bazë të një raporti që ka lëshuar Drejtorati, merret vesh se,deri në fund të vitit 1988, afro 70% të refugjatëve shqiptarë morën lejet e qëndrimit.
Në bazë të dhënave që kemi gjetur mund të konkludohet se rreth 5000 shqiptarë, duke i llogaritur të gjitha moshat, janë stacionuar në Suedi prej vitit 1982 e deri me sot. Duhet theksuar se vetëm 3% të atyre që mbetën në Suedi gëzojnë statusin e refugjatit politik, në bazë të Konventës së Gjenevës të vitit 1951, ndërsa pjesa tjetër dërmueseu përfshinë me paragrafe të hartuara enkas në Ligjit suedez për të huaj.
Kjo gjeneratë e mërgimtarëve s’ ka marrë fund.Ҫ’ është e drejta, numri i atyre që po shtrojnë kërkesa për strehim politik në Suedi po rritet dita ditës. Aktualisht, nëpër kampet e refugjatëve politikë në mbarë Suedinë gjenden përmbi 2000 shqiptaqrë që presin përgjigje nga Drejtorati Shtetëror i Emigracionit dhe nga Qeveria Suedeze.

Stacionimi
Për nga numri i banorëve të saj, Suedia bën pjesë në radhën e shteteve të vogla. Numri i banorëve suedezë nuk kalon 8.5 milion veta. Por, për nga sipërfaqja e saj, Suedia bën pjesë në shtetet më të mëdha të Evropës me rreth 411000 kilometra katrorë. Popullsia suedeze, me fjalë tjera, është e shtrirë në një sipërfaqe të madhe. Natyrisht se edhe kolonia shqiptare e këtushme ka lëshuar rrënjë në të gjitha viset e këtij vendi nordik.Nuk ka vend në Suedi ku nuk ka dhe shqiptarë.Shqiptarët i gjejmë edhe nëKiruna, qytetin me verior të Suedisë.
Si shumë të huaj, edhe shqiptarët, si vend më të preferueshëm për të jetuar do ta zgjedhin Jugun e Suedisë. Në këtë regjion janë të koncentruar mëshumë se gjysma e tyre.Mendohet se vetëm në qytetin e Malmoes me rrethinë jetojnë afro 5000 shqiptarë. Një numër pak më i vogël i shqiptarëve është koncentruar në qytetin e Geteborgut dhe rrethinat e tij. Kohëve të fundit shqiptarët po stacionohen edhe nëStockholm. Në bazë të spekullimeve, se të dhënat statistikore mungojnë, besohet se në Suedi jetojnë afro 13.000 shqiptarë.

Struktura sociale
Shqiptarët e Suedisë merren kryesisht me punë fizike. Pra, ata janë të punësuar në fabrika të ndryshme. Një numër shumë i vogël i tyre janë pronarë të restoranteve, qoshqeve dhe dyqaneve të artizanatëve. Aty këtu mund të gjendet edhe ndonjë shqiptarë apo shqiptare e punësuar në administratë.
Faktorët kryesorë të pozitës kaq të keqe të kolonisë shqiptare janë të shumët. Këtu duhet cekur se kolonia shqiptare është njëra ndër kolonitëmë të reja, pastaj përgaditja e ligshtë arsimore – me përjashtim të gjeneratës së re – është nën nivelin e kolonive tjera.Sidoqoftë, ajo që duhet theksuar është se shqiptarët e Suedisë janë punëtorë të vyer dhe, për një kohë të shkurtër, shumica kanë siguruar standart të lakmueshëm jetese dhe kanë dhënë një kontribut të madh për vendlindjen e tyre.

Suedia dhe shqiptarët (II)
Në serialin e parë të kësaj rubrike u mundova,me aq sa munda dhe sa me lejuan mundësitë e njohjes, të bëj një prezantim të shkurtër të kolonisë shqiptare në Suedi. Në përgjithësi e pasqyrova rrugën që kjo koloni e ndoqi në ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare.
Në këte numër do të mundohem tëshkruaj pak mbi organizimin e jetës politike dhe kulturore të kësaj kolonie. Jam shumë i vetëdijshëm se kjo temë kërkon një analizë më të hollsishme të faktorëve egzistues në raport me rezultatet e kësaj çeshtje, se sa një prezantim sipërfaqësor. Por kjo temë pret të shthjellohet në të ardhmen nga ata më të vjetrit, që i kanë përjetuar vetë – si të thuash – rrethanat, vështirësitë dhe sukseset. Prandaj, edhe kësaj here do të ndalem te një prezantim sipërfaqsor, duke llogaritur se edhe me kaq do të fillojë të shkruhet historiku i kolonisë shqiptare në Suedi.
Për racën njerëzore nuk egziston nyje më e kompleksuar se çeshtja organizative. Nga shkalla e organizimit çdo shoqëri njerëzore ze vendin e vet të merituar. Me fjalë tjera, progresi shoqëror dhe individual i çdo shoqërie njerëzore varet nga shkalla e organizimit të saj. Natyrisht se kjo nyje kaq e ndieshme dhe e papërsosur varet nga faktorë të shumëllojshëm. Unë mendoj se,për çdo shoqëri, faktori numër një i organizimit duhet të jetë vetë sensi organizativ, i cili, me këmbënguljee punë të palodhshme e çanë rrugën e vet drejt qëllimit të caktuar.Dua te them se sensi organizativ gjen rrugët më fatlume drejt realizimit të objektivave të caktuara nga një shoqëri. Shembulli i popullit suedez dëshmon se, përkunder faktorëve të disfavorshëm, ky popull, që është bërë simbol i qytetërimit perëndimor, në saje të sensit organizativ, ka arritur dhe zë vendin e vet të merituar në shoqërinë njerëzore.
Diçka e ngjashme, mjerisht, nuk ka qenë prezente te populli ynë. Andaj gjendemi aty ku jemi. Kjo mosgatishmëri organizative medoemos i ka përcjellë shqiptaret e Suedisë që nga fillimi i stacionimit të tyre e deri në këto ditë. Por në krahasim me kolonitë tjera shqiptare në Evropën Perendimore, kolonia shqiptare e Suedisë është flamurtare. Edhe pse për nga numri dhe shtrirja gjeografike, kolonitë tjera kanë qenë më të favorshme se sa kolonia shqiptare e Suedisë.
Atyre që iu kujtohen rrethanat e viteve të shtatëdhjeta në Jugosllavi dhe Shqipëri e kanë fare lehtë ta përfytyrojnë gjendjen e ardhacakëve shqiptarë në Suedi. Kur t’i shtohet kësaj fakti se pjesa dërmuese ishin punëtorë krahu, pa përgaditje të mjaftueshme arsimore, të cilët kishin ardhur në këtë vend të ftohtë, edhe ate, vetem e vetëm për ta siguruar bukën e gojës. Vetëm ky fakt flet qartë se çfarëdispozitash kishte kolonia e re shqiptare për ta organizuar jetën e vet politike dhe kulturore. Ambienti i ri për të gjithë ardhacakët e huaj paraqiste njëëndërr. Shoqëria suedeze kishte standartin më të lartë jetesor në tërë botën. Organizimi i shoqërisë suedeze funkciononte për mrekullinë e zotit.
Shqiptaret duheshin ta fillonin jetën e tyre me kritere e norma juridike të shkallës më të lartë të qytetërimit botëror. Duheshin thyer të gjitha ato barriera të sitemit monist të vendlindjes – si kusht i klimatizimit. Qeveria suedeze, qyshnë vitin 1972, kishte nxjerrë Ligjin e saj për të Huajt, ku parashihej mundësia e të huajve ta organizojnë jetën e tyre politike e kulturore me të njejtat kushte si vendasit. Pra, duke i falenderuar kësaj mundësie dhe përfshirjes se fëmijve shqiptarë në mësimin e gjuhës amtare, qysh në fillim të viteve të shtatëdhjeta paraqitet nevoja e organizimit të shqiptarve të koncentruar në qytetet Malme dhe Geteborg.
Në vitin 1972 punësohet si mësues i gjuhës Bejzat Beqiri, ndërsa në Geteborg mësusi me përvojë nga vendlindja Kosovë Rexha – Balaj. Një vit më vonë këtyre do t’ iu bashkangjitet edhe Ramadan Rexhepi – Osmani, që bashk me të lartpërmendurit, krahas arsimit, fillon të merret edhe me veprimtari organizuese. Vetëm një vit më vonë, i lartpërmenduri arrin t’ i përgadisënxënësit me këngë, valle e recitime. Gjatë kësaj kohe jepen edhe dy tri çfaqje në Malme, Lund e Geteborg nga nxënësit dhe prindërit shqiptarë. Të njejtën gjë filloi ta bëj edhe Sadulla Zendeli në qytezën Nybro.Suksesi i të rinjëve shqiptarë në krye me mësuesit e tyre të gjuhës amtare i detyron prindërit të mendojnë seriozisht se edhe ata duhet te ndërmarrin diçka konkrete. Meqenëse grupet tjera etnike kishin ngritur me kohë shoqata kulturore, shqiptarët e Malmes dhe Geteborgut, vendosën të ndjekin shembullin e tyre.
Kuptohet se puna nuk mund te kryhej brenda një nate. Organet shtetërore suedeze kishin normat e tyre administrative, të cilat duhej medoemos te respektohen. Ne radhë të parë duhejhartuar një rregullore, gjegjësisht një statut i një shoqërie, e pastaj të fillohej me aktivitet të organizuar kulturor.Mjerisht, shqiptareve s’ kishte kush t’ iu ndihmnonte: konsullatat jugosllave në Malme e Geteborg jo vetëm që nuk i ndihmonin shqiptarët, por bënin çmos e me këmbëngulje ta fshihnin identitetin e tyre kombëtar. Ndërkaq, ambasada e porsahapur e Shqiperisë, për fat të keq, ishte e preokupuar me përhapjen e ideve të Mao Ce Dunit dhe për shqiptaret e saj nuk çante kokë. Të papërkrahur nga asnjëra palë, shqiptarët duhej të bënin diçka me forcat e veta ose të çonin dorë nga identiteti kombëtar.
Në bazë të procesverbalit të Kuvendit Themelues të shoqatës së parë kulturore shqiptare në Suedi, mësojme se kjo shoqatë u ngrit në muajin prill të vitit 1974 meemrin Shoqata Kulturo – Artistike ”Vëllazërimi”.Kjo shoqatë përfshinte thuajse njëqind familje. Bartës kryesor i punimeve administrative rreth shoqatës ishte Ramadan Rexhepi, i përkrahur nga Ahmet Bella, Sami Dashi, Hajdar Reçi, Ismet Reçi, Bahri Zujferi e Nimet Nesimi. Nuk është e tepërt të themi se një rol goxha të rëndësishëm në ecjen e tyre vendimtare e kanë luajtur familjet Kolgjini, Fetiu e Gashi, pa i përjashtuar as shqiptarët e Preshevës, Shkupit, Tetovës, Ohrit dhe Prespës.
Punët e shoqatës duhet të kenë shkuar mirë gjatë vitit të parë dhe të dytë. Për këte dëshmon edhe numri i parë e i vetëm i organit të shoqatës ”Dija”, që doli në vjeshtën e vitit 1975 kryesisht me djersën, redaktimin dhe punën vetëmohuese të Ramadan Rexhepit.Nga procesverbalet e kësaj shoqate del qartë se organi shuhet për shkak të mungesës së resurseve ekonomike dhe përçarjeve që kishin depërtuar në shoqatë, të nxitura nga ana e përfaqësusve të diplomacisë jugosllave. Por shoqata e vazhdonte punën e saj edhe pa organ. Duhet theksuar se pak më vonë edhe Bejzat Beqiri provon ta themelojë një shoqatë shqiptaro – maqedonase meemrin ”Prespa”, por ajo shoqatë shumë shpejt u zhvesh nga identiteti kombëtar dhe u bë vatër e turkofilëve të Maqedonisë. S’ ka dyshim – sipas dëshmitarëve – se krijimin e asaj shoqate e inicoi dhe ndihmoi UDB-a e Serbisë dhe Maqedonisë, duke i kërcënuar bashkatdhetarët tanë prespanë e resnjarëme ndjekje ligjore e fizike.
Në vjeshtën e po atij viti, Kosovë Rexha Bala, me bashkatdhetarët e Geteborgut e ngrit Shoqatën Kulturore Shqiptare me emrin ”Balkan”. Kjo shoqate, që nga fillimi e deri më sot, ka pësuar batica e zbatica të shumta, por ka mbetur gjithmonë gjallë, kryesisht duke i falenderuar aktivitetit këmbëngulës të Kosovë Rexhë Balës dhe Avni Ajdinit nga Terrnoci i Madh.
Deri në mesin e viteve të 80-ta , përpos disa orvatjeve të zbehta në Lund, Treleborg e Halmstad, në asnjë vend tjetër të Suedisë nuk sheh dritë ndonjë shoqatë e re shqiptare.
Pas Demonstratave të vitit 1981, edhe në mesin e Shqiptarëve të Kosovës ndryshojnë pikëpamjet rreth vendlindjes dhe Federatës Jugosllave. Lajmet rrëqethëse që transmetonin agjensite e huaja mbi masakrat që bëheshin mbi rininëstudenteske të Kosovës, te pjesa dërmuese e shqiptarëve të Suedisë shkaktuan shqetësime të mëdha. Pati, mjerisht, edhe asoshqë e përkrahën propagandën e Beogradit. Kjo ndodhi pjesërisht nga informimi i pasaktë dhe pjesërisht nga presioni i shpeshtuar i të dyja përfaqsive diplomatike të Jugosllavisë. Kësisoj, pas një veprimtarie të bujshme tetëvjeçare, Shoqata Kulturo – Artistike ”Vëllazërimi”, e cila pas vitit 1978 quhej Shoqata Kulturo Artistike ”Kosova” dhe përfaqsonte afro 2000 shqiptarë, vjen deri te një përçarje e paevitueshme. Shkak për ate gjendje të pezmatuar ishte deklarata e Ahmet Bellës në shtypin jugosllav ku thuhej se ”Shoqata Kosova” e Malmes distancohet nga Demonstratat e Kosovës”. ()
Kjo mollë sherri mjaftoi t’ i ndante shqiptaret në dysh dhe që nga viti 1982 në Malme vepronin dy shoqata kulturore që kishin dalë nga i njejti trung: Shoqata Kulturore Shqiptare ”Kosova”, një shoqatë militante që kishte dalë haptaz kundër politikës shkombtarizuese të Beogradit, dhe Shoqata Kulturo – Artistike ”Kosova” ku bënin pjesë ata që s’ donin t’ i kundërviheshin Konsullatës Jugosllave dhe Lidhjes së Shoqatave Jugosllave.
Këto dy shoqata vepruan paralelisht plot tetë vite duke u mbajtur në gojën e popullit medy emra të ndryshëm. Njëra quhej ”Shoqata e azilantëve”, tjetra quhej ”Shoqata e punëtorëve”.Duhet theksuar se edhe aktiviteti i tyre kulturor tani e tutje zhvillohej nën kontrollin e dy përfaqsive diplomatike; ”Shoqata e punëtorëve” mbikqyrej në të shumtën e rasteve nga Konzullata Jugosllave dhe Lidhja e Shoqatave Jugosllave, ndërsa ”Shoqata e azilantëve” herë pas here dirigjohej nga Përfaqsia Diplomatike e Shqipërisë.
Për të mos ardhur deri te keqkuptimet po e cekim se ai kontrollim zhvillohej me ndihmën e kasnecëve të veçantë dhe jo nëpërmjet anëtarëve të ngratë, që nuk ishin ngatërruar në luftën ideologjike të shteteve të lartpërmendur. Kjo gjendje paralele vazhdon deri në gushtin e vitit 1990, kur vjen deri te ribashkimi i dy shoqatave në njëtë vetme, ashtu siçkishte ndodhur qysh në vitin 1974. Ribashkimi u bë në mënyrë solemne me 26 gusht në praninë e më shume se 1000 shqiptarëve dhe me nisjativen e profesorit e veprimtarit të njohur kosovar, Dr Zekiria Canës. Që nga kjo kohë Shoqata ”Kosova”është njëra nga shoqatat më të mëdha të të huajve në Suedi dhe luan një rol të rëndësishëm për koloninë shqiptare të Suedisë.
Siç e kemi cekur edhe në numrin e kaluar, numri i shqiptarëve të ardhur në Suedi pas vitit 1981 do të dyfishohet. Përpos Malmes, Geteborgut dhe Stockholmit, shqiptarët do të vendosen edhe nëpër qytetet tjera të Suedisë. Kështu, meecjen e kohës, fillon të paraqitet edhe një nevojë më e madhe organizative. Në vitin 1985 vetëm në Malme funkciononin tri shoqata: dy shoqatat “Kosova” dhe Shoqata e Rinisë Shqiptare, të cilën e kishin themeluar Qebir Hajdari dhe Ramadan Rexhepi dhe të cilën e udhëhiqte Samir Hajdari. Pastaj pasojnë formimet e shoqatave tjera në shumë qytete të Suedisë dhe të cilat ende gjenden në fazën e konsolidimit.Qysh në vitin 1986 në Skövde u vunë themelet e Shoqatës “Jusuf Gërvalla”, në Helsingborg formohet poashtu Shoqata ”Jusuf Gërvalla”, në Landskruna formohet Shoqata ”Hasan Prishtina”, etj. etj. Gjatë viteve 1988 – 1989 formohen shoqata edhe në Stockholm, Kramfors, Svapavaara, Halmstad, Falun, etj.
Hapja e gjithë atij numri të shoqatave parashtronte kërkesa të reja nga kolonia e shqiptarëve në Suedi. Tani veprimtaria e tyre duhej të kalonte në një fazë më të lartë organizimi. Ideja për një ”lidhje të shoqatave shqiptare” dhe për një koordinim më të gjërë të veprimtarisë tonë ishte përtypur me vite nga veprimtarët e Malmes dhe Geteborgut, por gjithmonë çfaqej ndonjë pengesë. Rrjedhimisht, dëshira ynë e përbashkët nuk realizohej dot.
Në vjeshtën e vitit 1989, me nisjativën e shqiptarëve që vepronin në Malme, Helsingborg, Skövde e Geteborg hartohet statuti i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Suedi dhe shtrohet kërkesa pranë organeve shtetërore të Suedisë.
Ajo u miratua thuajse përnjëherë nga Drejtorati Shtetëror dhe një ndihmë e vogël ekonomike u miratua për forcimin e saj. Por kjo nuk ishte punë e lehtë, nëse merret para sysh se dukja e kësaj organizatë binte ndesh me interesat e Lidhjes së Shoqatave Jugosllave dhe interesat e ekstremistëve të të Majtës Shqiptare që tani kishin gjetur strofull në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës. Bashkimi i Shoqatave Shqiptare e ligjësoi veprimtarinë e vet pas tre vitesh e peripecish në Kuvendin e Parë Themelues që u mbajt me 18- 19 maj të vitit 1990.
Shqiptarët e Suedisë, pëpos organizimit kulturor, po merren edhe me organizim politik. Mjerisht, ky i dyti është shumë i vonuar. Deri në vitin e kaluar, edhe pse jetonin në një shoqëri demokratike, i tërë organizmi politik i kësaj kolonie ishte ilegal. Duhet theksuar se prej vitit 1982 e deri në vitin 1984 në Suedi vepronte dega e Lëvizjes Popullore për Republiken e Kosovës, e cila seline e kishte në Zvicër. Pas ndarjes saj në dysh – e që përfshinte shumicën e bashkatdhetarëve të Evropës Perendimore – edhe në Suedi erdhi deri te një ndarje në dysh tëasaj organizate. Me vonë duhet të jenë formuar edhe grupe tjera ilegale, të cilët veprimtarinë e tyre e zhvillonin kryesisht rrethme një numër të caktuar anëtarësh. Si në kohën kur u krijua Partia Komuniste Shqiptare…
Për një organizim të mirfilltë politik të kolonisë shqiptare në Suedi mund te flitet vetëm prej vitit 1990 e këndej. Pas rrymave demokratike që shpërthyen në Kosovë e në Shqipëri. Në qershor të vitit 1990, për herë të parë vihen themelet e shëndosha të një organizimi politik me ngritjen e degës së Lidhjes Demokratike për Suedi. Pastaj vijon vala e organizimit legal të shumë partive dhe shoqatave tjera. Kësisoj themelohet dega e Partisë së Prosperitetit Demokratik të Maqedonisë, si dhe një varg asociacionesh tjera humanitare e arsimore.
Sot në Suedi veprojne edhe degët e shoqatave: Shoqata Bëmirëse Nëna Terezë, Shoqata Bëmirëse Sami Frashëri, Shoqata për Zhdukjen e Analfabetizmit, Shoqata Motrat Qiriazi,etj, etj. Krahas tyre, në forma gjysmë ilegale vepron edhe dega e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës.
Me pak fjalë, kolonia shqiptare e Suedisë mund të thuhet se është e organizuar mjaft mirë. Mirëpo, kësaj i mbetet shumëçka për të bërë që organizimi politik e kulturor t’ i plotësojë nevojat shpirtërore të12 000 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të gjitha këto shoqata, parti politike, asociacione, përpos punës që bëjnë për atdheun, duhet të kujdesenqë në të ardhmen ta begatojnë jeten e vet edhe me një veprimtari më të dendur kulturore e politike, të përpiqen pa nderprerë që edhe shqiptarët e Suedisë të kenë sëpaku një orë programi në Radion Qendrore të Suedisë, të përpiqen që në të ardhmen të kenë fjalorë e materiale tjera gjuhësore.
Në fund, detyra kryesoree kësaj kolonie është – që tash e tutje– nëpërmjetorganizatave të saj, të mbaj lidhje të pandërprera me vendlindjen për arsyen e thjeshtë se vetëm kontakti me vendlindjen jep shpresa për ruajtjen e kulturës dhe dinjitetit kombëtar.
( vazhdon )

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi