SHPËRNDAJE

Në një intervistë për presheva.com, Petrit Sulejmani nga Tërrnoci komuna e Bujanocit, student i mjekësisë në Univerzitetin e Prishtinës, i cili po bënë përgatitijet për provimin e fundit deri në diplomim, ti shtohet edhe një mjek Luginës së Preshevës, thotë se me gjendjen e krijuar kohëve të fundit në Komunën e Bujanocit, e sidomos pranimin e 2 mjekëve serbë duke anashkaluar 7 mjekë shqiptarë, perspektiva e vetme e rinis është migrimi në vendet tjera.

Sipas Sulejmanit heshtja e Pushtetit Lokal është edhe një dëshmi se për rinin në këtë vend nuk ka ardhmëri, sidomos për mjekët shqiptarë.

Presheva.com: Z. Sulejmani si e vlersoni vendimin e drejtoreshës të shtëpis së shëndetit në Bujanoc për pranimin e dy mjekëve serb në mardhënie pune, duke anashkaluar mjekët shqiptarë edhe përkundër plotësimit të kushteve të konkursit?

Sulejmani: Së pari personalisht asgjë nuk kam kundër drejtoreshës të shtëpis së shëndetit, pasi që e rrespektoj si mjeke dhe njëkohësisht si kolege e prinderve të mi.

Ajo si një udhëheqëse e këtij institucioni aty ka ardhur me marrvëshje politike, që do të thotë se ka një post që fitohet politikisht tek ne, dhe si pasoj e gjithë kësaj edhe pse unë personalisht mendoj se nuk është e drejt si është bërë përzgjedhja, të paktën të ishte bërë në mënyr proporcionale do ishte shumë më në rregull.

Por në fund të fundit deri sa është politikisht, me marrvëshje politike dhe deri sa në politik ajo mbronë të drejtat e nacionalitetit të cilit i përket dhe është shumë normale që së pari do punësoj ndokend nga nacionaliteti i vet se nga nacionalitetet tjera, deri sa nuk ka kush të i mbrojë të tjerët e në këtë rast mjekët shqiptarë.

Sepse para se të meren vendimet ne gjithë e dimë se bëhen marrëveshjet në mes koaliconeve (se nuk jemi duke jetuar në ndonjë planet tjetër, e nuk po i dimë se si shkojnë marrëveshjet), ajo thjesht e ka kryer punën ndaj komunitetit të sajë për të cilin edhe është në politikë, shumë me të drejt.

Presheva.com: Dihet se në Komunën e Bujanocit e kemi një pushtet në krye të së cilit janë shqiptarët. A mendoni se barra bie edhe mbi udhëheqësit e Pushtetit Lokal i cili është themelues i shtëpisë së shëndetit?

Sulejmani: Po pikërisht kam reaguar për këtë arsye pasi deri dje janë thirrur në emër të shqipetarëve. Barra posaçërisht bie mbi Pushtetin, pasi ne e dim që edhe Pushteti i kaluar ka qen në gjendjen e njejt, me drejtoreshën e njejtë, dhe gjithçka çka është kritikuar ka qen rreth drejtoreshës, por asnjëher nuk kan ndodhur kësi lloj lëshime, në fund të fundit nëse janë punesuar 2 Shqiptar edhe 2 Serb kan fituar vendin e punes, e mesa di unë asnjëher nuk ka ndodhur kështu.

E sidomos kur vie puna për vendime, që ndokush që është i vendosur të jetoj tek ne dhe jo të largohet nga familja do ishte një sigurim i jetesës në familjen e tij, e që i bie se në pushtetin e kaluar edhe pas shumë kritikave, vendime kanë përfituar me shumë mjekët shqiptar, gjë të cilën po duket se ka pasur më shumë presione për drejta të barabarta e sidomos në favorë të shqiptarëve.

Deri sa miremi, me asfallt, me kantonjera të bërrllogut, si nuk po mundemi të merremi me vendime që sigurojn të ardhmën e të rinjëve tek ne, e dijm se vështersit jan edhe nga qeveria qëndrore për lëshimin e vendimeve, por kjo është edhe më zhgënjyese se si ndalesat po vlejn për mjekët Shqiptarë ndërsa po ka mundesi për mjekët Serb te marrin vend pune me vendim, ndërsa derisa thirremi se në pushtet qenkemi “shqiptarët” heshtim.

Këtu lindin dyshimet a është friga nga prishja e koalicioneve apo çka, por edhe sikur të jet në pyetje pushteti, a më mirë pushteti apo humbja e njerëzve të kualifikuar, sepse sipas mendimit tim nëse humbet një mjek tash, ai nuk do të ket kohë të kthejë kokën mbrapa, e mbas një kohë të pres se a do ta punësoj ndokush.

Pushtetet vijnë e shkojnë por me rëndësi është të bëhet diçka në parandalimin e ikjes së njerëzve të kualifikuar dhe rinis, pasi kështu një ditë vendlindja jonë nuk do te vlej asgjë kur të mbesin vetëm moshat e shtyera, dhe sdo të ketë as votues që shqiptarët të fitojnë pushtetin  “MEDVEGJA 2”.

Është thënë e është bërë gjithçka duke u thirrur në emër “Për Shqiptarët” deri në at pik sa që kush nuk kan menduar njejt si të jenë cilësuar si “joshqiptar”, por tani ja që i erdhi mundësia të tregojn vetën edhe çka po bëhet asgje tjetër, vetëm bindja se nuk ka perspektiv po rritet tek të rinjët.

Presheva.com: Sipas jush sa po zbehet shpresa e mjekëve shqiptarë për të qëndruar në vendlindje?

Sulejmani: Me kësi lloj lojrash vetëm për ta mbrojtur vetën nga pushteti për të mos e “humbur” atë, mjekët jo që nuk po i humbin shpresat por janë të lodhur s’pari nga studimet që zgjasin pak me shumë se profilet tjera e nuk kane kohe më të merren me lojra të tilla politike.

Ne e dim të gjithë realitetin se 7 mjek për një moment nuk mund të futen të gjithë, por të vie dita që as edhe për një nuk mundohemi të bëjmë zgjidhje çka të presim më.

Presheva.com: Z.Sulejmani juve jeni në përfundim të studimeve të mjekësisë, ku e shihni të ardhmën tuaj?

Sulejmani: Po ështe e vertet jam në fund, por çka po na pret?. Ëndërr e imja ka qen gjithmon sepse jam rritur në at frym familjare, të kthehem në vendlindjen time dhe të i shërbej popullatës atje, e sidomos në ambullantën e Tërnocit të jem në shërbim të bashkfshatarëve të mi.

Por me këto situata që po na ndodhin gjithnjë e me shumë mendja po na mbushet të fillojm kurset për të mësuar gjuhët e huaja, siç ka ndodhur me shume shokë të mi, e siç është duke ndodhur edhe tash një numer i madh i tyre as që po e mendon me kthimin mbrapa, gjë që është fatkeqësia më e madhe që as në kohën e luftës këto mendime apo ide për të ikur nuk i kemi pasur.

Siç po shihet e ardhmja ime me shumë shokë të mi e koleg/e, për nesër nuk po na lenë të mendojm për kthim mbrapa, pasi që nuk kemi kohë për të humbur.

Deri sa sot nuk është ndërmarr asgjë konkrete si për ata që i njihen dokumentet, e hala më keq për ne që e kryejm në Prishtin e nuk na njihen diplomat, por mirremi me subvencione e asfallte gjë që çdokush që mund të vie në pushtet do i kryente këto procedura pasi që asgjë nuk është diçka që e bëjnë nga xhepi apo shtëpia e tyre, thjesht është një punë rutinore që normal duhet të funksionoj një institucion.

Në në shek XXI ende lavderohemi me gjëra të cilat janë procese normale, që i bie sikur një mjek të lavderohet për konttrollat që i kryen ndaj pacienteve në shtepi të shëndetit, gje që është shumë normale pasi atë mision ka!

E ardhmja ime dhe shume koleg/e të mi që njohë siç po duket po vërtetohet, e vtmja rrugë të fillojm sa më hërët të mësojmë gjuhën gjermane apo ndonjë gjuhë tjetër vetëm se mos të humbim kohë me mallverzimet dhe këto nënçmime që na bëhën si nga shteti dhe më e keqja heshtja e pushtetit vetëm për të mos prishur rehatin e tyre disa individ të caktuar.

Kjo gjendje jo që e kan lodhur vetëm rinin, por edhe janë duke i bindur prindërit e çdo mjeku apo studenti dhe çdo tç riu tjetër, që të bien dakord që fëmija i tij të marr rrugën e mërgimit.

Presheva.com: Cila është perspektiva e rinis në komunën e Bujnaocit dhe sa janë gjasat që ky vend të boshatiset në një të ardhme të afërt?

Sulejmani: Nuk mund të flas se a do të shuhet sepse në kemi edhe shumë të rinjë që kanë vendosur të jetojn në vendlindje, por me këtë atmosfer siç po duket shuarja e vendit tonë vetëm se ka filluar, duke shikuar nga çdo aspekt, duke filluar edhe nga puntoria më e thjesht që sot e ka problemin më të madh të gjej një puntor.

E lere më nesër, kush do të dëshironte të jetonte në një vend ku as mjek nuk do keshë. Nuk e di çka është duke na ndodhur apo ku do të arrijm me këto rrethana që po ndodhin.

Gjithçka çka po ndodh gati se asgjë në favore të popullit, më shumë në favore personale, gjithcka që po ndodh në hakmarrje ndaj individëve të caktuar, asgjë në “hakmarrje” ndaj shtetit i cili në çdo aspekt po mundohet të mos lejoj të zhvillohemi, çdo ditë e më shumë turbullira të cilat vetëm se po sjellin dëshpërime, zhgënjim, dhe një mendim i formuar që askush nuk mund t’ia ndryshoj rinis, se përspektiva e këtij vendi po merr fund nëse vazhdohet në këte frym.

E vetmja gjë e sigurt qe po vërehet dhe “në të mire” të shtetit është ikja e rinis, humbja e dëshirës për të mbajtur shpres se do bëhet mirë, duke filluar nga lagja ime apo mahalla ime ku nga gjenerata ime kemi mbetur shume pak, por edhe këta çka kemi mbetur shumë shpejt në këtë atmosfer nuk do te jemi, e gjeneratat më të reja një nr. i madh, as nuk po presin fare të fillojnë studime, por sa më herët të largohen nga ky vend.

E mira e sotit që po heshtim për këtë fenomen, do te jetë fatkeqsia më e madhe një ditë më vonë (dikur), por jo shumë vonë. E vetmja gjë e mire e cila po na kënaq dhe gjithë po gëzohemi në këtë vend janë kur; Po vijnë MËRGIMTARËT tanë të dashur të cilët po e gjallërojnë këtë vend! Bizneset tona private dhe ato të diasporës, të cilat asnjë familje e cila ka nevoj për ndihma nuk e anshkalojnë!

E pa përjashtime edhe të disa individëv dhe të rinjëve që nuk hezitojnë për shumëçka rreth të mirave ndaj popullit me organizime të ndryshme.

Ndërsa gjithçka tjeter çka është duke ndodhur në këtë vend të dashur është, se çdo ditë Nr. i të rinjëve në pritje për tërmine ne ambasada po shtohet./presheva.com/