SHPËRNDAJE

Nikola Vojminovski, i dënuar me 13 vjet heqje lirie për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela është në ikje, merr vesh gazeta Koha. Ky person i cili është dënuar për veprën penale tentim vrasje ndaj deputetit Sela, ka qenë duke qëndruar në paraburgim shtëpiak. Gazeta Koha mëson jozyrtarisht se dje pjesëtarët e policisë së Maqedonisë, kanë shkuar në shtëpinë e tij në rrugën “Pekljane” nr.90, me çrast kanë konstatuar se i dënuari ka ikur nga shtëpia.

Këtë informatë pjesëtarët e policisë e kanë siguruar nga familjarët e tij. Menjëherë pas kësaj, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër të informohet gjykatësi përgjegjës i kësaj lënde.