SHPËRNDAJE

Aleksandar Janevski-Toshta, njëri nga sulmuesit e Zijadin Selës, ka humbur sot vetëdijen në gjykatë. Ai është dërguar me ambulancë në spital, pasi gjykatësja e ka njoftuar se do të gjykohet për tentim vrasje të Selës, Janevski tha: “Pse më gjykoni për tentim vrasje kur dihet se kush ka bë telefonatë nga lart. Më gjykoni sepse jam ndër themeluesit e VMRO-së”.
Për momentin mediumet maqedonase njoftojnë se Toshta gjendet në rrezik jete dhe se mjekët po mundohen ta reanimojnë në spitalin “8 Shtatori”. Ai ëhstë pranuar në spital me tension mbi 200, kurse vuan nga diabeti dhe ka të vendosur stent.