SHPËRNDAJE

Akumulimi i tepërt i substancave të ndryshme në muret arteriale i ngushton ato dhe me kohën shpie në një sëmundje që njihet si arterioskleroza. Sipas ekspertëve shëndetësorë, nuk ka ndonjë ilaç të shpejtë që i shkrinë këto substanca që i bllokojnë arteret, por thonë se ndryshimi në stil të jetesës i shkrinë gradualisht dhe e parandalon akumulimin e tyre,. Këto substanca zakonisht janë kombinim i yndyrës, kalciumi, kolesterolit dhe mbetjeve nga qelizat në trup. Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në bllokimin e artereve, si:

– Mbipesha

– Ushqimi i pashëndetshëm

– Shtypja e lartë e gjakut

– Kolesteroli i lartë

– Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti

– Mungesa e aktivitetit fizik

– Pirja e duhanit

Por, fatmirësisht mund ta trajtoni këtë çështje në mënyrë natyrale, me ndihmën e këtyre ushqimeve:

– Hudhrës

– Mollëve

– Arrave

– Xhenxhefilit

– Spinaqit

– Vaji ullirit

– Vaji peshkut

– Domatet

– Çaji i gjelbër

Por, mbani mend se përveç që duhet t’i konsumoni këto ushqime, ju duhet ta bëni më të mirën për ta ulur stresin dhe për të ushtruar rregullisht.