SHPËRNDAJE

Ai nuk mundi të shënonte vetë mbrëmjen e djeshme, por Zlatan Ibrahimoviç nuk e përjashton veten as në golat e të tjerëve. Sulmuesi i Paris Saint Germain nuk mundi të bënte asgjë në humbjen 2-1 të Suedisë së tij përballë Turqisë, por ishte shoku i tij i skuadrës te PSG, Blaise Matuidi ai që realizoi një supergol në Francë-Hollandë.

Dhe reagimi i Ibrës nuk mund të mungonte. Në një postim në Twitter gjigandi suedez uron Matuidi për golin, që e quan fantastik, por më pas nuk nguron të “ngacmojë” duke i thënë se duhet ta ketë parë në stërvitje që bën gola të tillë.

“Hey @MatuidiBlaise E pashë golin tënd mbrëmjen e shkuar. Fantastik. Duhet të kesh parë Zlatanin në stërvitj”, shkruan Zlatan Ibrahimoviç në profilin e tij në Twitter.