SHPËRNDAJE

Nexus9

Google ka filluar shitjen e tabletit Nexus 9 me ngjyrë rëre dhe mund të porositet në Play Store.
Deri më tani, tableti ka dalë në shitje me ngjyrat të bardhë dhe të zezë, por sot është lansuar edhe opsioni i tretë.

I ashtuquajtur Sand Nexus 9 vjen vetëm në versionin me 32 gigabajt Wi-FI, pasi ai me 16 gigabajt mungon në tregjet teknologjike. Është paralajmëruar edhe një version tjetër, por deri më tani nuk është konfirmuar asgjë. Çmimi mbetet i njëjtë – 479 dollarë.

HTC Nexus 9 me 16 gigabajt në Britani të Madhe kushton 319 funte ndërsa modeli me 32 GB shitet për 399 funte.

Veçoritë e këtij tableti janë ekrani 8.9-inç, kamerën kryesore me 8 megapixel dhe procesorin 2.3 GHz dual-core CPU.