SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare.

Ajo ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore.

“Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri për ABC News.

Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehtë qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”.

Tahiri ka deklaruar po ashtu se Qeveria e Shqipërisë ka detyrë që dalë zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës.

Ajo i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se Kushtetuta e Shqipërisë e detyron atë të mbrojë dhe interesat e Kosovës.

“Shqipëria ka obligim ndaj Kosovës. Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se Shqipëria ka detyrime dhe oblikim kombëtar. Z. Rama e ka detyrë kombëtare dhe detyrim Kushtetues që të dalë kundër ndryshimit të kufijve”,- tha Tahiri.

Duke kritikuar idenë e ndarjes (copëtimit) të Kosovës nga ana e Presidentit Hashim Thaçi, Tahiri tha se Edi Rama nuk duhet tu jap mbështetje projekteve të tilla, por ti ndalojë.

“Kemi më shumë se 100 vite që jemi vrarë nga serbët, tani duhet t’u japim edhe tokë?! Gjaku i shqiptarëve është në themelet e Kosovës, nuk lejohet kush ti prek. Ndarja nuk zgjidh probleme, destabilizon. Ata që e njohin mirë Ballkanin e dinë se prekja e kufijve nuk sjell stabilitet, sjellë luftë”,- tha Tahiri.