SHPËRNDAJE

TakimBashkeatdh2016

Të dashur bashkatdhetar, ju ftojmë që të jeni pjesë e takimit të hapur “Ju Jeni pjesë e ATDHEUT “, e organizuar nga zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, z. Xhelal Memeti.

Ky takim i cili do të ketë tema të ndryshme diskutimi do të mbahet në shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me datë 02 gusht, e martë.

Ndër të tjerash, temat për diskutim në këtë takim:

-Bashkëpunimi me të gjithë që kanë qëllime në interes të komunitetit shqiptar.
-Qëndrueshmëri ekonomike
-Shërbime efikase dhe lehtësime në dokumentacion.
-Komunikimi, koordinimi dhe bashkëpunimi reciprok me mërgatën.
-Saktësia, korrektësia dhe profesionalizmi.
-Respektimi i çdo qytetari pa dallime moshe, politike, fetare etj.

Ju ftojmë që të jeni pjesë e këtij takimi të rëndësishëm. /presheva.com/