SHPËRNDAJE

Ju njoftojmë se ne si kryesi e UBISHZ-ës, patëm kënaqësi që mbrëmë më 08.09.2019 në Olten të zhvillojmë një takim me kryesinë e Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër (BISHZ).

Në këtë takim, në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, biseduam rreth procedurave të mëtutjeshme për të arritur deri te bashkimi i dy organizatave tona islame shqiptare që veprojnë në Zvicër.

Njëherit ky është edhe takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryesive të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe të Bashkësisë Islame Shqiptare që veprojnë në Zvicër, organizata këto të cilat përfaqësojnë, të dyja së bashku, rreth 60 xhami shqiptare.

Lutemi që kjo nismë të jetë me një përfundim të mirë dhe të gjej përkrahjen e duhur nga të gjitha palët.

ME SELAME

KRYESIA E UBISHZ-ËS