SHPËRNDAJE

Krerët shtetërorë të Greqisë dhe Maqedonisë zhvilluan dje takime me faktorët politikë të vendeve të tyre për të diskutuar mënyrat e mundshme për zgjidhjen e cështjes së emrit të Maqedonisë. Takimiet u zhvilluan vetëm pak ditë pasi i dërguari OKB-së Methju Nimic të vizitojë të dy vendet për të kërkuar arritjen e një kompromisi. Nimic do të jetë në Greqi të hënën dhe të martën, dhe në Maqedoni të mërkurën dhe të enjten e javës së ardhshme. Sipas Zërit të Amerikës kryeministri Grek Cipras u takua dje me krerët e partive opozitare të vendit të tij, përvec atyre të Agimit të Artë. Megjithëse asnjë prej palëve nuk i dha atij kartë të bardhë për negociatat, Tsipras i fokusoi kritikat e tij tek lideri i Partisë Demokracia e Re Kiriakos Mistotakis, për të cilin tha se ishte shumë i influencuar nga ekstremistët e partisë së tij.

Kryeministri grek gjtihashtu theksoi se ishte i përgatitur të pranonte një “emër të përbërë…me referencë gjeografike ose historike” ku do të përfshihej emri Maqedoni. Kjo do të thotë se emri mund të jetë Maqedonia e Epërme ose Maqedonia e Re. Megjithatë, ai pranoi se “ka ende rrugë të gjatë” para se të arrihet ndonjë marrëveshje.