SHPËRNDAJE

Kryetari n.d Shqiprim Arifi ka pritur sot në një takim në kabinetin e tij Adisa Ahmedin talenten nga Presheva e cila mburret e gjithë lugina me të.

Në një postim të tij në rrjetin social facebook Kryetari Arifi tha se
nga ana e Komunës sonë iu dha përkrahje maksimale në çdo aspekt, me qëllim që Edisa ta përfaqësojë sa më denjësisht vendlindjen e saj.

“Gjithmonë, është kënaqësi të takosh talentet që lind Lugina Jonë!

Sot pata kënaqësinë të takoj znjsh. Edisa e cila është njëra nga Ambasadoret tona të Kulturës.

Znjsh.Edisa ka marrë ftesë nga shteti i Maltës që të përfaqësoj Luginën e Preshevës në Festivalin Internacional “SINGER STAGE” Malta ku do të garojnë shumë shtete të tjera fqinje. Znjsh.Edisa do të përfaqësoje Luginën në fushën e këndimit.

Nga ana e Komunës sonë iu dha përkrahje maksimale në çdo aspekt, me qëllim që Edisa ta përfaqësojë sa më denjësisht vendlindjen e saj. Suksese Edisa!”

Ka shkruar Arifi në faqen e tij zyrtare në facebook. /presheva.com