SHPËRNDAJE

Spekulimet rreth largimit të mundshëm të trajnerit të tanishëm të Barcelonës, Gerardo Martino kanë marrë dimenzion tjetër, pasi sot në mëngjes janë takuar përfaqësuesit e Barcelonës me trajnerin e Celtas Luis Enrique.

Barcelona me delegacion të përbërë nga drejtori sportiv Andoni Zubizareta, koordinatori Narcis Julia dhe tekniki Albert Valenti kanë vizituar trajnerin e Celta Vigo Luis Enrique në shtëpinë e tij në Gava.

Takimi ka zgjatur disa orë dhe të dy palët kanë refuzuar të japin deklarata.

Enrique ka kontratë me Celta edhe sezonin e ardhshëm, andaj edhe Barcelona ka kontaktuar klubin që ti jap leje për bisedime.

Këto dy klube kanë mardhënie të mira dhe transferimi i Luis Enrique në Camp Nou nuk do të ishte i komplikuar.

Enrique ka qenë trajner i Barcelona B nga viti 2008 deri 2011, pastaj drejtoi Romën dhe në fund Celta.