SHPËRNDAJE

CalvinHarris

Pak ditë më parë, Calvin Harris kishte bërë një postim në Instagram në lidhje me të dashurën e tij, duke e komplimentuar se ajo jo vetëm di të këndojë por edhe të gatuajë mjaft mirë. Lidhja e tyre po shkon mjaft mirë, e kjo gjë është bërë shkak që shumë zëra pranë çiftit të flasin për planet për martesë.

Sipas revistës Reveal, çifti në fjalë ka diskutuar së fundmi për plane rreth martesës. Një burim ka bërë me dije se Taylor dëshiron të realizojë një dasmë madhështore në shtëpi, por nga ana tjetër ajo thotë se është shumë e dashuruar me Skocinë dhe do zgjidhte vendin e saj.

Gjithashtu ata kanë biseduar me njëri–tjetrin edhe për muajin e mjaltit. Çifti preferon të marrë një furgon dhe të shëtisë në Evropë ose në Amerikën e Veriut.

Këto ende mbeten në kuadrin e thashethemeve, pasi asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar në lidhje me këtë çështje.