SHPËRNDAJE

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Barcelona për edicionin e ardhshëm.

Krerët e klubit katalunas duan të ndërtojnë një skuadër të fortë për të synuar triumfin në Ligën e Kampionëve.

Situata e vështirë financiare ka bërë që Barcelona të nxjerr në shitje thuajse të gjithë lojtarët nga ekipi i parë.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se vetëm gjashtë futbollistë e kanë qëndrimin e sigurt te Barcelona, apo thënë ndryshe janë të paprekshëm.

Portieri Marc-Andre Ter Stegen, mbrojtësi Gerrard Pique, mesfushori Frenkie De Jong si dhe treshja sulmuese Antoine Griezmann, Lionel Messi dhe Ansu Fati janë lojtarët që nuk janë në listën e transferimeve.

Të gjithë lojtarët tjerë të Barcelonës janë në tregun e transferimeve dhe klubi katalunas do t’i vlerësojë ofertat për ta.

Duke marrë parasysh krizën e madhe financiare që po kalon klubi, Barcelona synon që të bëjë më shumë shkëmbime gjatë afatit kalimtar veror.

Neymar, Lautaro Martinez e Miralem Pjanic janë tre objektivat kryesor të klubit, por kataluansit synojnë që këta lojtarë t’i transferojnë duke i ofruar shkëmbim klubeve si PSG, Inter e Juventus.