SHPËRNDAJE

Njerëzit në SHBA janë duke shpenzuar më pak kohë në Facebook. Kështu së paku thuhet në një raport të ri nga eMarketer, i cili zbuloi se koha mesatare ditore e të rriturve amerikanë (të moshës mbi 18 vjeç) që e kalojnë në Facebook, ka rënë për 3 minuta.

Përkatësisht, sipas po të njëjtave të dhëna, shkruan Business Insider,kjo kategori, gjatë vitit 2018 i kanë kaluar 38 minuta në ditë.

Por, siç thuhet tutje, eMarketer është duke pritur që ky numër të bjerë në vitin 2019 dhe të bjerë në 37 minuta deri në vitin 2020.

“Vazhdimi i rënies së vazhdueshme të përdoruesve të rritur të Facebook, së bashku me përqendrimin në uljen e postimeve dhe videove me clickbait në favor të atyre që krijojnë ‘kohë të shpenzuar mirë’, rezultuan në kohën më pak të përditshme të shpenzuar në platformë në vitin 2018, sesa prisnim më parë”, ka thënë Debra Aho Williamson, analiste kryesore e eMarketer.

Dhe lidhur me këtë, shkruan Business Insider, nuk ka marrë një koment të menjëhershëm nga Facebook.

Këto të dhëna, shkruan BI, mbështesin një prirje “të zymtë” për Facebook-un.

Po sipas BI, vitin e kaluar platforma kishte 12 muaj të ngadalshëm të rritjes së përdoruesve që nga IPO 2012. Facebook kishte 2.32 miliardë përdorues aktivë të përditshëm në 2018.

Ndërkohë, një sërë tabelash që u ndanë së fundmi kanë treguar se si përdoruesit e përditshëm aktivë në SHBA dhe Kanada kanë rënë dy vjetët e fundit; të dhënat mujore aktive të përdoruesve ndoqën një model të ngjashëm në vitin 2018. Pjesa më e madhe e rritjes gjatë tremujorit u rezervua për vendet jashtë SHBA, Kanadasë dhe Evropë.

Megjithatë, lajmet nuk janë të gjitha të këqija për Facebook. Kjo pasi që Instagram ishte një vend i ndritshëm për kompaninë pasi përdoruesit shpenzuan më shumë kohë me rrjetin social, sipas eMarketer. Gjithashtu po merr “hise” nga konkurrentët e saj si Snapchat.

“Karakteristikat si Stories, përmbajtja influencer dhe videot janë të gjitha ato që po kontribuojnë në angazhimin e ngadalshëm por të qëndrueshëm në kohën e kaluar në Instagram”, ka thënë tutje Williamson.