SHPËRNDAJE

Të enjtën nga ora 19:45 fillon projekti i të rinjve ”Gjenerata e 2000” në objektin e SH.T.P ”Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Ne si medium i pavarur vizituam këtë grup të rinjësh dhe intervistuam disa prej tyre. Duke pasur parasysh maturantët e më hershëm që kanë organizuar këso lloj projektesh kulturore dhe sportive sërish grupi i maturantëve kanë marr përsipër të organizojnë këtë projekt.

Fiona Ahmedi ka deklaruar për preshevacom se ideja për vënien e këti emri ishte me që këta tani janë gjeneratë e shekullit më të ri për këtë vit kalendarik ku edhe është vendosur që përmes këtijë projekti shokët dhe shoqet e tyre të jenë maturantë të barabartë duke patur parasysh se varfëria e popullatës është mbi 50 % në komunën tonë, ata janë mbledhur të gjithë së bashku që ti ndihmojnë për shkuarje në ekskursion.

Ndërsa sipas Art Veliut ky kuiz dallohet nga kuizet tjera se duke dalluar nga fakti që jemi të lindur në një kohë më moderne jemi duke u munduar që këtë kuiz ta organizojm në mënyrë sa më profesionale.

Kurse Nurije Limani si pjesëtare e këti grupi tha se shpreson se do të ketë interesim të madh. Përmes portalit preshevacom ajo ka përcjellur mesazhin tek të rinjt preshevarë që të gjithë së bashku ta përkrahin këtë projekt.

Kjo nismë mbështetet nga bizneset lokale mirëpo mbështetjen më të madhe e ka nga Zyra për të Rinj si institucion kryesor rinor./presheva.com/