SHPËRNDAJE

Dita e Shën Valentinit ka qenë shumë domethënëse për disa prej çifteve të njohur të showbiz-it. Përgjatë viteve, të famshmit kanë zgjedhur 14 shkurtin për ta çuar dashurinë e tyre në një nivel tjetër.

Disa prej tyre janë martuar në këtë ditë speciale, disa janë fejuar, ndërsa të tjerë kanë marrë propozimin e të dashurit.

Shumë zemra janë lidhur edhe më tepër në ditën e shënuar të dashurisë për të thënë “Të dua” edhe zyrtarisht.

Propozimi më i ëmbël i dashurisë i është lënë enkas kësaj dite për ta mbajtur një kujtim të paharrueshëm për vitet e ardhshme.

Për disa dashuria ka lindur më 14 shkurt, për disa të tjerë është bërë zyrtare, disa kanë zgjedhur ta kurorëzojnë në këtë datë, ndërsa për të tjerë, kjo datë ka një domethënie më të madhe – lindja e frytit të dashurisë.

Sharon Stone dhe Phil Bronstein

Aktorja e “Basic Instinct” u martua me Phil Bronstein, editorin ekzekutiv “San Francisco Examiner”, më 14 shkurt 1998. Çifti adoptuan një fëmijë në vitin 2000, Roan Joseph Bronstein. Megjithatë, dashuria e tyre qiellore nuk zgjati shumë, sepse u divorcuan në vitin 2004 për mospërputhje karakteri.

Harrison Ford dhe Calista Flockhart

Harrison Ford u takua me Calista Flockhart në vitin 2002 në çmimet “Golden Globes”. I njohur për rolet Han Solo dhe Indiana Jones, 73-vjeçari i propozoi të dashurës në Ditën e Shën Valentinit në 2009-ën. Me një diferencë 23-vjeçare mes të dyve, Flockhart dhe Ford, provuan se mosha është thjeshtë një shifër. Ata u martuan një vit më vonë dhe adoptuan një djalë, Liam.

Pamela Anderson dhe Tommy Lee

Aktorja e filmit “Baywatch”, Pamela Anderson, ka kalaur një Shën Valentin të çmendur në vitin 1995, kur u fejua me Tommy Lee dhe 96 orë më vonë, më 19 shkurt u martuan në plazh, ndërsa Anderson veshi bikini si fustan nuseje. Çifti kanë së bashku dy djem, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee. Megjithatë, martesa e tyre nuk zgjati shumë, pasi ata u ndanë vetëm 3 vjet pas dasmës në plazh.

Meg Ryan dhe Dennis Quaid

Meg Ryan u martua me aktorin Dennis Quaid në Ditën e Shën Valentinit në vitin 1991, pasi luajtën 3 filma bashkë. Çifti deklaroi se ranë në dashuri me njëri-tjetrin gjatë filmit të dytë. Ryan dhe Quaid kanë një djalë, Jack Quaid, i cili ka lindur në vitin 1992. Çifti u nda në vitin 2001.

Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault

Aktorja hollivudiane Salma Hayek dhe biznesmeni francez Francois-Henri Pinault jo vetëm që zgjodhën ditën më romantike të vitit për t’u martuar, por zgjodhën edhe qytetin më romantik për të thënë “Po”. Çifti u martuan në Paris ditën e Shën Valentinit në vitin 2009. Kanë një vajzë së bashku, e cila edhe emrin e ka domethënës, Valentina Paloma Pinault.

Adriana Lima dhe Marko Jaric

Engjëlli i “Victoria’s Secret” Adriana Lima dhe lojtari i NBA, Marko Jaric, e bënë dasmën e tyre të paharrueshme. Çifti u martuan më 14 shkurt në vitin 2009 në Jackson Hole, Wyoming. Nëntë muaj më vonë lindi edhe vajza e tyre, Valentina Lima Jarić.