SHPËRNDAJE

jam gdhirë keq. Krejtësisht i papçosur nën gjymtyrët e një ankthi të rëndë si plumbi. Gjatë kohë e shikova faqen e bardhë, pakëz të përgjakur të një vitrine që e kam blerë n’ ankand dhe kam vendosur disa nga librat më të dashur,”Iliadën” e Homerit, ”Historitë” e Herodotit dhe ”Lahutën e Malcísë”,po s’ e kisha të qartë se ku gjendesha n’ ato çaste. Vetmia që më kishte zënë përfundiishte më e rëndë se akulli që dikur flente mbi Evropën Veriore.
Sot s’ kam kohë të merrem me zonjushën Zulí, mendova. Më presin një varg hallesh tjera. Vërtet banale, po të pashmangshme. Sëpari duhet të shkoj në ”Konsum”, supermarket ky i vetëm i Jusnës, pastaj në Bibliotekën lokale, ku më presin ca libra që m’ i kanë dërguar ata të Bibliotekës Mbretërore. Në mbrëmje kam tri orë të gjuhës rusishte me një grup oficerësh që do bëhen pilotë të Forcave Ajrore dhe kanë nevojë të komunikojnë edhe me rusët.Ata janë shumë të sjellshëm, gjithmonë më qerasin me kafe dhe s’ e kanë të qartë qysh i kam mësuar dhe qysh i mbaj mend gjithë ato gjuhë që kam mësuar gjatë jetës time të shkurtër. Ajo puna e mërzitshme me ”Zonjushën Zhulí” po ecën mirë, por kam një përshtypje se gjithçka që kam bërë deri tani duhet të rilexohet, verifikohet, gdhendet e të përpunohet përsëri. Si për bela, unë jam gjithnjë i lodhur dhe ndiej nevojë të iki diku, ta harroj Uppsalën, ta harroj Suedinë, por kjo është e pamundur. Jusna është e vetmja hapësirë e rruzullit tokës ku mund të rri i qetë dhe t’ i mjekoj plagët që kam marrë deri tani. Ashtu si dhe shumë vërsnikë të mi, unë s’ kam patur ndonjë fëmijëri dhe sa herë që më kujtohen plagët e asaj kohe, dua të qëlloj i vetëm, larg time shoqe, që kurrë s’ e ka shijuar pelinin e robërisë.
Kam edhe një problem tjetër, ky më i madh se tjerët, dhe duhet ta shpalos me përkujdesje të madhe. Unë s’ kam qenë i burgosur dhe, duke qenë se s’kam ide të sakta mbi ecurinë që ndjek Udba në ndjekjen eatdhetarëve shqiptarë, duhet t’ i rilexojprocesverbalet që kam marrë nga Marianne de Lorenzi, Eva Moberg, Paul Rimmerfors, Barbro Karabuda e anëtarët tjerë të degës ”Amnesty International. Sweden.” Buletinët që më kanë ardhur nga Londra dëshmojnë se persekutimi i vëllezërve kosovarë vazhdon, dënimet që u shqiptohen janë të rënda por ashtu siçfaqen në shtypin e Kosovës, ata duken tepër banalë. Më kujtohen gjërat që m’ i dëftonte aga Skender, Skender Kadria, dhe ato i kam përdorur në disa skena të ”Udhëkryqit”, por kam përshtypje se prapa tyre fshihet një përcjellje më e gjatë, sistematike dhe këmbëngulëse e organeve të Udbës.Pa marrë parasysh dëshirën që kam për ta ruajtur ”Udhëkryqin” autentik e të paprekur, ato pak skena që kam vënë në shtratin e ngjarjes duhet të gdhenden edhe një herë dhe të zhgarkohen nga frazeologjia e tepruarpolitike. Përndryshe, egziston mundësia që unë, duke dashur të gdhend ca skena të romanit, të dalë nga binarët e rrëfimit dhe, kundër dëshirës time individuale, të katandisem në ndonjë lëmishtë socrealiste. Unë, që nga verzioni i parë, e kam menduar ”Udhëkryqin” si poligon të matjes, por tek se ka mbetur i prangosur në dosje, ai s’ do të përjetohet ndryshe veçse si farefis i ”Karavanit të bardhë” dhe dobiç i traditës së mërzitshme soc-realiste.
Sa isha në Uppsalë, unë s’ isha kushedi sa i lumtur, se ata dy tre shqiptarë që gjeta ishin të lodhur nga jeta. Ishin njerëz të pashkolluar, burracakë që endeshin nëpër zyrat e Mirëqenie Sociale dhe s’ kishin tjetër ambicje pos të hanin e të pinin e të mbijetonin. Lefteri, sado i mirë që ishte, s’ kishte durim as ta lexonte një gazetë të pasditës, jo më të mësonte ndonjë zanat. Neziri, që natë për natë kthente në klubin ”Baldakina”, e gjeti një norrlandeze të ndarë nga burri dhe prore bashkëjeton me të. Hajrullahu, ai i treti, që ka tre djem e një grua, po dëgjoj se tërë kohën endet me një bullgar nga Sofja dhe po përpiqet t’ i nxjerrë ca poena në bullgarishte.
Zotit shyqyr, moti ka filluar të çilet. Këto ditë kam filluar të shkoj edhe në ligjëratat e Shkollës e Trafikut. Është e vërtetë se distanca Jusne – Söderhamn është e vogël por, duke marrë parasysh orët që orët e mësimit fillojnë vonë, unë jam i detyruar të shlirohem nga pritjet e gjata në Stacionin Qendror. Këtu po e ndiej veten mjaft të vetmuar, por librat që po më vijnë nga Uppsala si dhe natyra e bukur, gjithnjë e veshur me borë, po më frymëzojnë ta vazhdoj punën e filluar dhe të mos gjunjëzohem përpara indiferencës.

12. I have a dream

Përjashta bënte ftohtë dhe prushi i dritave që xixëllonte përtej bashit të anijes më shkonte në nerva. Sapo kishim hyrë në Weser dhe duhej ta ndiqnim lumin deri në Bremerhaven. Pastaj, pasi ta kalonim ngushticën që e ndante vargun e Ishujve Frizian, ne do t’ ia mësynim bregdetit të Anglisë, gjegjësisht qytetit Norwich, ku duhej ta lenim një ngarkesë me topa letre. Anija ishte e ngarkuar si shumë dhe unë kisha vështirësi ta mbaja kursin.
Kapedan Willy, që ua dinte huqet lumenjëve perëndimorë, ishte kërrusur mbi një hartë dhe vizatonte itinerarin që duhej ta ndiqnim. Ai ishte një çikëz i shqetësuar, sepse lumi ziente nga lundratdhe unë, që sapo kisha marrë punë, isha i ri dhe s’ kisha përvojë nga lundrimet e natës.
“ Lundra dallon nga makina,” tha kapedani. Ai e pa që po vuaja dhe, pasi e përplasi lapsin mbi tavolinë, e zuri vetë timonin me duart e tij të forta. “ Makinës i jep më të djathtë dhe ajo shkon më të djathtë, ndërsa lundra bën të kundërtën. Për të qenë e keqja më e madhe, kjo vaska që bleva në Kiel është plakë dhe timonin e ka bërllok.Po ti mos u dorëzo. Mba mend se tani je ”detar” gjerman dhe çdo komando që ta jap duhet ta përsëritësh me zë të lartë. N’ atë mënyrë iu shmangemi fatkeqësive.”
“ Rrini pa marak,” i thash. ” Se harrova të ju pyes. Ju keni qenë detar edhe para Luftës. Kalonit shpesh këtej pari?”
“ Goxha shpesh,” tha ai, duke i shtrënguar nofullat. ” Atëbotë isha djalë i ri dhe s’ më dhimbsej jeta. Tani ndryshon puna, se u martova i madh dhe jam bërë prind në pleqëri.”
” Besser spät als nie,” i thash unë.
” Dass aber stimt,” e pranoi. Dhe vazhdoi: ” Sidoqoftë, këtë pjesë të rrugës e kalojmë lehtë por, kur të dalim në Detin Verior,duhet t’ i bëjmë sytë katër. Ajo pjesë e bregdetit ka qenë e mbyllur me mina dhe duhet ta mbash timonin mirë. Mos harro se deti është më i fortë se ne. Ai ka rryma dhe shumë lehtë të nxjerr nga rruga.”
“ Ma keni thënë edhe një here më parë.”
” Ani mirë. Unë po vazhdoj me itinerarin.”
“ Veç vazhdoni,” i thash.
Ashtu dhe bëmë.
Deri sa ai po merrej me ca harta të mëdha detare, unë s’ kisha tjetër punë pos t’ ia ngulja sytë errësirës që xixëllonte përjashta dhe, herë pas here, ta kontrolloja kursin që duhej mbajtur. Të lundrosh natënnëpër lumëështë njësoj si të shkelësh nëpër xhama me sy të mbyllur.Ti je i ndërgjegjshëm që gjendesh në një vend të panjohur, por s’ je në gjendje tëdijsh se çka do të shkelësh pesë sekonda më vonë. E vetmja gjë që ke përpara është perdja farfuritëse e dritave dhe, nëse s’ ke bërë shkollë detarie e s’ i ke mësuar sytë me ikonografinë e lundrimit, ka rrezik të përplasesh shpejt me ndonjë anije tjetër. Ndërkohë, deri sa unë po e mbaja kursin dhe kapedani po vizatonte diçka në tavolinën e tij,radioja që kishim përballë dërdëlliste mbi trazirat që zhvilloheshin në qytetet e Shteteve të Bashkuara.
Krejt papandehur, në një çast kur s’ isha as në qiell e as në tokë, dëgjova një zë që e kisha dëgjuar edhe më parë. Ishte një zë i njohur dhe i thekshëm, sa përnjeherë m’ i mbushi sytë me lotë.
“ Unë kam një ëndërr,” thirri ai që fliste në radio.“ Ndonëse po ballafaqohemi në përleshje të përditshme, unë kam një ëndërr dhe jam plotësisht I bindur se ky popull një ditë do ta kuptojë porosinë e vërtetë të besimit të krishterë qëtë gjithë jemi njësoj dhe një ditë djemt e ish skllevërve gjeorgjianë dhe djemt e ish pronarëve të tyre duhet të ulen në tryezën e vëllazërimit…”
DheMartin Luther Kingu, duke kujtuar vuajtjen shekullore të të parëve të tij, shtoi se Lëvizja Qytetare kishte marrë përsipër ta zhvendoste natën e padrejtësive racore dhe ta zëvendësonte me lirinë e barazinë shoqërore… Ai ishte i bindur se dhuna që ishte përdorur ca kohë më parë në Filadelfia, Mississipi e Alabama kundrejt atyre që kërkonin të drejta të barabarta ishte dhunë antinjerëzore… Dhe ai ishte i bindur se Paqja ishte përgjigjja më e drejtë kundër Dhunës. Dhuna e Qytetërimi s’ shkonin me njëri tjetrin dhe duhej të zëvendësoheshin me Dashuri. Paqja s’ ishte një pasivitet steril por një forcë e fuqishme morale që mund ta shndërronte elegjinë e dobët kozmike në një psalm kreativ vëllazërimidhe ajo duhej të vihej në piedestalin e dashurisë.
“ Unë kam një ëndërr,” thirri ai. “ Dhe unë jam i ndërdijshëm se Mississipi, që tani po zien nga vapa e padrejtësive, një ditë do të shndërrohet në një oazë lirie dhe drejtësie… Se një ditë, në të ardhmen, katër fëmijët e mi nuk do të gjykohen në bazë të ngjyrës sëlëkurës, por në bazë të karakterit që përfaqësojnë… Kjo është ëndrra ime… Kjo është bindja me të cilën do vete në Jug…Vetëm me këtë bindje mund ta rrëzojmë malin e dëshprimit dhe ta zëvendësojmë me një mal të shpresave… Vetëm me këtë besim mund t’ i rrafshojmë mospajtimet tona dhe t’ i shndërrojmë në simfoni vëllazërimi… Vetëm me këtë besim mund të punojmë sëbashku, të lutemi sëbashku, të luftojmë sëbashku, të shkojmë në burg sëbashku… Nëse Amerika do të bëhet komb ifuqishëm një ditë,kjo duhet medoemos të realizohet…”
E dëgjoja atë zë të huaj dhe, pa ia ndarë sytë kompasit, përpiqesha ta ndjek retorikën e atij burri mendjendritur, që përpiqej me çdo kusht ta zbuste urrejtjen shekullore midis dy popujve që jetonin në të njejtin shtet – dhe flisnin të njejtën gjuhë e besonin në të njejtin zot – por s’ e gjenin fjalë të përbashkëta.
Atëherë, çfarë të thonim ne, që ishim poaq të bardhë sa dhe fqinjët grekë e sllavë, por s’ e flisnim të njejtën gjuhë dhe kishim zota të ndryshëm?
Martin Luther Kingu dhe vëllezërit e tij s’ e kishin lehtë, kjo është e vërtetë, por ai jetonte në një shtet, ku disa nga liritë dhe të drejtat e njeriut nuk shkileshin sinë Greqi e Jugosllavi.Atje diku, përtej Oqeanit që na ndante n’ atë orë, e kishte selinë një organizatë që quhej Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në librin saj ishin shkruar nen pas neni të gjitha liritë dhe të drejtat që duhej t’ i gëzonte Njeriu… Zotin King s’ e ndiqte njeri se ishte burrë dhe besonte në të njejtin zot si të bardhët, por sepse kërkonte të njejtat liri dhe të drejta që kishin të bardhët. Zotin King s’ e dënonte njeri me nga dhjetë burg – siç kishte ndodhur me qindra e qindra shqiptarë që kalbeshin në burgjet e Jugosllavisë Federative – por s’ i jepej e drejtë kur ai thirrej se të gjithë jemi njerëz dhe duhet të kemi të drejta të barabarta. Nëse kishte të holla, zoti King mundej të kërkonte punë në cilindo shtet nga ato 48 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Ai mundej të blente shtëpi në cilindo shtet nga ato 48 shtetet e Shteteve të Bashkuara dhe – si njeri privat – i gëzonte të gjitha të drejtat që kishin ata që jetonin në Shtetet e Shteteve të Bashkuara. Vëllezërit e mi s’ guxonin t’ i dëgjonin as këngët që emitoheshin në valet e Radio Tiranës, jo më ta vizitonin Shqipërinë… Zoti King ishte amerikan dhe s’ e pengonte njeri të shkonte ku donte, ndërsa unë endesha gjithnjë me një pasaportë të skaduar jugosllave dhe askush s’ më njihte si shqiptar.
Është e vërtetë se dhuna është poshtruese kundrejt kujtdo që ushtrohet. Por dhuna që sot po ushtrohet në Shtetet e Bashkuaratë Amerikës nuk është e fshehtë. Ajo është zyrtare dhe po pasqyrohet në radio, në shtyp dhe në radiotelevizionin kombëtar. Mjerisht, dhuna që po ushtrohet në Jugosllavi nuk pasqyrohet askund dhe ajo sa është e heshtur, aq është edhe e hapur, zyrtare.
Një proverb i vjetër hindus thotë kështu:
“Ashtu si dhe bleta që endet nga lulja në lule, për pa e dëmtuar asnjë petale të saj, edhe njeriu i mençur duhet të endet nëpër jetë, për pa e dëmtuar asnjë të pafajshëm.”
Kjo është e mundshme në një botë që me shekuj ka bërë jetë të urtë budiste, por jo në kontinentin amerikan, ku dhuna e fesë së krishterë s’ i ka qëlluar vetëm afro-amerikanët, por edhe vendasit e ngratë indianë e eskimoas, që kishin zbritur nga Alaska nja pesëmijë vjet para se Kristofor Kolombos.
Sot, kur në botë po zhvillohen një varg luftërash nacional – çlirimtare, të çosh dorë nga dhuna revolucionare dhe të mbështetesh në luftën paqësore është – guxim i madh.Aq më tepër që një luftë e madhe, mastodontale, po zhvillohet në Viet Nam. Një luftë tjetër, më pak e përgjakshme, po zhvillohet në Lindjen e Afërme. Një luftë e tretë, më oak e njohur këtu, po zhvillohet Afrikën Qendrore. Të lexosh ditë për ditë se si njeriu po e therr njeriun dhe të besosh në koegzistencë paqësore duket – marrëzi e madhe. Ai renegati këmbëzbathur, që e la pallatin e të jatit dhe doli nëpër botë, duhej të jetonte sot, edhe ate n’ atë ngushticën e gjelbër që ndanë Viet Namin Verior nga ai Jugor.
Të mos flasim për neve, shqiptarët. Ne, falë dhunës së egër që po mbretëron në Shqipërinë Nënë, kemi ngecur në një çardak që as gjendet në qiell, as gjendet në tokë. Një anë e kemi Enverin dhe dropullitët e tij, që janë ortodoksë, stalinistë e aleatë të përbetuar të Rankoviqit, dhe n’ anën tjetër kemi Josip Brozin e katolikët e tij, që sot po na përkrahin e nesër mund të na harrojnë fare.
Ne, mbase pikërisht për arsye se jemi një popull i vogël e duarthatë, duhet ta marrim Martin Luther Kingun më seriozisht dhe t’ i studjojmë opcionet që ai shtronte para opinionit amerikan.
Pse, thua zotrote. Sepse edhe ne kemi një ëndërr. Ëndrra e çdo shqiptari, që nga Boletini e deri në Prevezë ka qenë dhe mbetet – Shqipëria e Shqiptarëve. Përderisa Shqipëria të jetë e copëtuar në katër copa,shqiptarët s’ guxojnë ta mashtrojmë veten me marksiszma, leninizma e përçarizma, por të luftojmë për një shtet kombëtar siç e kanë grekët, turqit, bullgarët, rumunët dhe italianët.Toka ynë e shenjtë s’ guxon të shërbejë si llaç për mbajtjen e shteteve që kanë sajuar Fuqitë e Mëdha si Franca, Rusia, Anglia e Austro-Hungaria.
Mjerisht, unë kam përshtypje se, falë pykave që kanë futur e po fusin marksistët e Enver Hoxhës, shqiptarët janë ndarë në dy taborre: në pleq e të rinj. Pleqët, si im atë, kanë mbetur në shpirt “shqiptarë” dhe tifozë të “Shqipnisë”, ndërsa të rinjtë po e preferojnë Skojin dhe “vëllazërim – bashkimin”. Këta, për hir të karrierës, sikur po kërkojnë rrugë të vëllazërohen me serbët e kroatët.Në vazhdën e atij afrimi ata po bëjnë çmos që ta mohojnë identitetin e tyre, fetar e kombëtar, të shkojnë nëpër vallëzime dhe të martohen me sllave, pasi që motrat e tyre po konsiderohen të prapambetura.
Unëdua të rroj si shqiptar. Jo se po më detyron kush, por sepse vetë – me vullnetin tim – e ndiej veten bashkatdhetar të Naim Frashërit, Thimi Mitkos, Lazgush Poradecit, Gjergj Fishtës, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit, Idriz Seferit dhe të gjithë atyre që bukës i kanë thënë bukë dhe ujit ujë. Dua të rroj si shqiptar, sepse të dy prindërit e mi më kanë folur shqip. Përkatësia ime kombëtare s’ më ka penguar ta respektoj edhe kombësinë e të tjerëve. Për ate kam mësuar serbisht, bullgarisht, rusisht, frengjisht,spanjollisht, anglisht, gjermanisht e suedisht. Ҫuditërisht, deri në ditën e sotme s’ e kam takuar asnjë serb që ndien ndopak kuriozitet për gjuhën shqipe. Edhe kjo dukuri dëfton diçka për përbërjen e brumit tonë: ne s’ kemi kundër t’ i mësojmë gjuhët e tjerëve, ata s’ done ta mësojnë gjuhën tonë.
Kurreshtja ynë për të tjerët është thikë me dy teha. Nëse suedezi, që jeton në Suedi dhe posedon një kulturë kombëtare, mëson edhe gjuhët e fqinjëve të tij, kjo është positive. Ai, n’ atë mënyrë, e begaton kulturën e tij me dituri më të mëdha. Por kjo nuk vlen për neve shqiptarët e mbetur jasht Shqipërisë Etnike. Ne, para se të njihemi me gjuhët e mëdha botërore, duhet t’ i mësojmë gjuhët e pushtuesve të tokave tona, sepse n’ atë mënyrë e dëshmojmë që jemi dakort dhe s’ kemi kundër të jetojmë si shebëtorë të tyre.
Përse i shkrova gjithë këto fjalë? Për arsyen e thjeshtë se, me këtë hov që kanë marrë ngjarjet, shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë Etnike, rrezikojnë ta përjetojnë vëllezërit e Çamërisë. Këmbëngulja e pushtuesve sllavë që me çdo kusht t’ i mësojmë gjuhët e tyre dhe, n’ atë mënyrë, ta forcojmë bashkim – vëllazërimin, ka për qëllim asimilimin tonë. Për fat të keq, ata që duhet të na marrin në mbrojtje, natë e ditë po e trumbetojnë Diktaturën Proletare dhe Internacionalizmin. Ata s’ kanë kundër që edhe vetë Shqipëria të shndërrohet në një krahinë të Kinës dhe shqiptarët e vegjël që nga fillimi të flasin kinezisht.

13. Surpriza

Këto ditë kam punuar mirë. Krahas ”Zonjushës Zhulí”, të cilën po e përkthej pak nga pak, sa për ta ruajtur gjuhën e nënës, kam lexuar edhe ca faqe të romanit ” Apologjia e një të marri”, të cilin Strindbergu e kishte shkruar gjatë qëndrimit në Francë.Sipas parafjalës së botuesit, autori, për arsye që nuk dihen, nuk mori mund ta ta botonte apo ta përkthente në suedishte. Rrjedhimisht, ”apologjia2 e autorit u përkthye nga tjetërkush. Kjo më jep të kuptoj se Strindbergu, që gjithnjë kishte halle ekonomike, s’ kishte kohë të merrej me të shkuarën dhe duhej të jetonte në të tashmen.
Ai është gjithsesi kolosi më i madh i letërsisë suedeze dhe njëri nga përfaqsuesit e saj më të mirë.U lind në vitin 1849 dhe vdiq në vitin 1912.Ka shkruar poezi, tregime, novela, romane, drama dhe disa tragjedi që prore e ruajnë aktualitetin dhe freskinë e kohës kur u hodhën në letër. Në disa periudha të jetës së tij, ai provoi edhe fotografinë, por nuk ishte aq i suksesshëm.
S’ ka dyshim se Strindbergu, që nga botimi i romanit ” Dhoma e Kuqe”, vepër kjo e shkruar në një gjuhë të re, moderne, pa retorikë e idealizma, bëri shumë për gjuhën letrare.Ai ishte një debatues i flakëtdhe çdo vepër të tijën duhej ta mbronte nga kritikët e kohës. Ai disa herë u akuzua për ofendim të disa qarqeve kishtare e shoqërore dhe u desht t’ i mbronte veprat e tij para gjyqit. Mjerisht, nese veprimtaria e tij ishte e bujshme,e gjallë, skandaloze, jeta e tij private ishte tragjike. Strindbergu u martua tri herë, por asnjëra nga shoqet e jetës nuk e çoi gjatë me të. Kritik aletrare ka dëshmuar se ai ishte një njeri i devotshëm dhe një burrë shembullorë, por krijimtaria s’ i lente kohë për jetë familjare.
Ka kohë që kam patur mallë të merrem me krijimtarinë e tij më seriozisht, mbase ta përkthej ndonjërin nga romanet e tij, por si ata të Kosovës, ashtu dhe ata të Shqipërisë, nuk po dëftojnë kurrëfarë interesi për letërsinë ”e degjeneruar” suedeze. Madje as për Ibsenin, që ka shkruar shumë për njerëzit e rëndomtë.
Mjerisht, sëbashku me disa libra tjerë, këto ditë e kam marrë edhe librin e zonjushës Edith Durham ”Some Tribial Origins, Laws and Customs of the Balcans”, të cilin po e lexoj me interestë madh. Po e lexoj dhe po mësoj shumë gjëra që duhej t’ i dinin të gjithë antropologët dhe studjuesit e gjenezës tone.
Që tani po konstatoj se Mary Edith Durham është surpriza më e madhe që kam përjetuar në Jusne. Jo dhe aq studimet, sa distanca që më ka ndarë nga Kosova, nuk më kanë dhënë rast të mësoj për jetën e saj private, por kam përshtypje se autorja e lartpërmendur do ketë qenë një humaniste shumë e madhe. Përndryshe, të jesh një femër aristokrate, edhe ate angleze, të mos e zotërosh asnjërën nga gjuhët që fliteshin në Gadishullin Ballkanik, dhe t’ ua mësysh fshatrave të largëta të Malësisë Shqiptare është – guxim i madh.
Megjithate, nga ato që kam lexuar deri tani, ajo e ndiente veten të sigurtë në mesin e malësorëve shqiptarë dhe nuk i ka kursyer fjalët për besnikërinë dhe ndershmërinë e tyre.Këto ditë, pas një shfletimi të bezdisshëm të revistave bibliografike në Bibliotekën Lokale, kam mësuar se Mary Edith Durham ka shkruar këta libra:
1.Though the Land of the Serb;
2. The Burden of the Balcans dhe
3. High Albania.
E marr me mend, i nderuar, që ngazllimi im do të bëj pështypje qesharake. Megjithate, s’ dua ta mohoj se njohja me veprën e asaj zonjushe më ka bërë përshtypje të madhe. Jo dhe aq për ato që ka shkruar mbi popullin tonë, sa për pacipësinë që po luajnë stalinistët e grekofilët shqiptarë. Në vend se ta nderonin me një botim komplet të veprave të saj, edhe ate, menjëherë pas çlirimit të Tiranës, ata, për hatrin e miqëve të tyre jugosllavë, po e mbajnë veprimtarinë e zonjushës Durham të burgosur në bodrumin e errët të Bibliotekës Kombëtare.Pse, do thuash. Sepse rinia shqiptare s’ guxon të mësojë që një aristokrate angleze ka qenë mbrojtësja më e pasionuar e interesave të tyre kombëtare.
Sado që natë për natë e dëgjoj Radio Tiranën, deri në ditën e sotme s’ kam dëgjuar të thuhen dy fjalë të mira për atë zonjë të lindur e të shkolluar në Britaninë e Madhe. Jam, madje, aq i zhgënjyer, sa po matem ta gjuaj atë dreq radio nëpër dritare. Paçka se Ulmar Kviku, një mik i këtushëm suedez, ka të drejtë.
“ Mos e gjuaj radion, se do ta lëndosh veten” më thotë. ” Pa marrë parasysh mllefin që ndien kundrejt tyre, bën mirë ta hapësh herë pas here, se të ndihmon në ruajtjen e gjuhës amëtare.”
Ai vërtet ka të drejtë.

14. Librat që flasin për ne

Librat që flasin për ne s’ janë të shumtë. Ato pak enciklopedi që kam shfletuar gjatë kohës që isha në Uppsalë janë plot e përplotë me gënjeshtra e përbuzje të nxjerra nga fjalori i propagandës sllave. Sa për shembull do ta marr enciklopedinë më të re suedeze – Nordiska Familjeboken – ku, përpos tjerash, flitet edhe për Shqipërinë e shqiptarët, dhe ke çka të lexosh. Citat:
“ … Më shumë se tri të katërtat e banorëve të Shqipërisë janë shqiptarë. Të tjerët janë imigrantë serbo-kroatë, në veri e verilindje – bullgarë, në lindje – grekë, në jug – vllehë, të gjithnjë jetojnë si nomadë në klane, dhe evgjitë. Këtyre duhet t’ iu shtohen edhe 21 000 të ashtuquajtur çamë, të cilët Greqia i përjashtoi nga territori i saj pas Luftës së Dytë Botërore. Ata shtatëdhjetë e sa mijë italianë që kishin emigruar në Shqipëri gjatë pushtimit të saj nga Italia u detyruan të ikin prapa pas çlirimit të vendit…”
Në këtë frymë janë përshkruar edhe gegët e toskët, banorët autoktonë të Shqipërisë.Në këtë frymë është përshkruar edhe gjuha shqipe. Ajo, sipas autorëve, përbëhet nga gegërishtja dhe toskërishtja dhe këto dy gjuhë dallojnë shumë prej njëra tjetrës.
Sidoqoftë, kjo është lista e librave që unë kam gjetur nëpër katalogjet e bibliotekavet ë ndryshme në Suedi apo jasht saj:

Thalloszy L: Illyrisch – Albanische Forschungen; München 1916
Newbegin M:Geografical aspects of Balcan Problems. London 1915
Stern, B:Ungtyrkerne og de sammensvurne. Köbenhavn 1902
Müller, J:Albanien, Rumelien, etc. Statistisch topografische darstellungen der pašaliks Scutari, Prizrend, Ipek, Manastir, Jakova und Tirana; Prag 1844
Lumo S:Gyjom Telli; Lausanne 1914 ?
Lumo S:Mustafa Pasha i Shkodrës; Lausanne?
Skendo L:Albanais et Slaves; Lausanne 1919
Audouard O: Serailets og de tyrkiske haremets mysterier;Köbenhavn 1863
Cvijić J: Izlazak Srbije na Jadransko More; Beograd 1912
Cassavetes J: Epirus and Albania; New York 1919
Georgevitsch V:Les Albanais et les Grandes Puissances; Paris 1913
Anonim: En tyrkisk effendis maerkvaerdige efterretning om upproret i Konstantinopel; Köpenhamn 1774
Lear E:Journals of a landscape. A painter in Albania; London 1852
Lear E:Albania and Illyria; London 1852
Lane R W: The peaks of Shala; London 1922
Mijativić Č: A Royale Tragedy; London 1906
Niebuhr K:Det Tyrkiske Riges politiske og Militaere Författning; Kövenhavn 1790
Pouqerville L: Histoire de la regenarition de la Greece; Tome 1 – 3 Paris 1824
Paganel C:Histoire de Scanderbeg; Paris 1855
Ramsay W M: Impressions of Turkey during 12 years; London 1897
Sforza N: Pašić et l’ Union des Yougoslaves; Paris 1938
Swire J: King Zogs Albania; London 1937
Swire J: Albania, the Rise of a Kingdom; London 1929
Lamartine A:Voyage en Orient 1832 – 1833; Paris 1841
Pedersen H:Albanesisch 1909 – 1912 Erlangen
Pedersen H:Albanesische texte mit glossar; Leipzig 1895
Pedersen H:Die gutturale im Albanesischen; Zeitschrift vur Vegl. Sprachen
Pedersen H:Zur Albanesischen Volkskunde; Kopenhagen 1898
Pederson H:Die Albanesische L – Laute; Kopenhagen 1894
Miller W: The Balcans; London 1896
Amaglia R: Studi Albanesi. Volume 1; Roma 1931
In der Mauer G: Die Yougoslaven einst und jetzt; Leipzig und Wien 1936
Temperley H: A history of the Peace Conference; London 1921
Pouqerville L: Voyage en Morée, en Albanie etc. Tom 1-3; Paris 1805
Hobhouse JC: A journey through Albanie and other Provinces; London 1913
Lamuche L, Kolovani D: La questione Albanaise; Paris 1918
Holland H:Reise durch Albanien; Jena 1816
Weigand G: Albanesische Grammatik im südgegischen; Leipzig 1913
Tharaude, J:La bataille de Scutari; Paris 1913
Teich G: Bibliographie der Bibliographien Südöst Europas;
München ?
Stickney E: Southern Albania or Northern Epirus in European Affairs; Stanford 1926
Thallochy L. Jireček et Sufflay: Acta et Diplomata Albanie Mediae Aetatis Illustrantia, vol- 1 – 2; Wiesbaden 1913 – 1918
Australian: Albania and her neighburs; London 1921
Ghica A:L’ Albanie et la Question d’ Orient; Paris 1922
Konitza F: The Rocky Garden of South Eastern Europe; Boston 1956?
Vlora E: Lebenserinerungen bd.1-2; München und Wiesbaden
Lamartine, A: Souvenirs, impressions, pensées etc. pendant un voyage en Orient; Bruxelles 1835
British documets.Documents diplomatique. Documenti diplomatici. Ausenplitik von der Bosnischen krise, etc.
Albania; revue d’ arceologie, histoire,art; Paris 1932
Albania; Revue d’ arceologie, d’ histoire, d’ art et des sceinses aplicées; Vol 1 – 5; Milano 1925 – 1935
Albanai; Foreign Office Handbook nr. 17; London 1920

15. Do të vij një ditë

Përjashta erë e madhe. Vajta deri në në shitore të fshatit dhe bleva ca ushqime. Desh u mërdhiva. Rrugët janë veshur në ca rrecka të pista, pak borë e më shumë baltë, njerëzit janë mbyllur brenda. Unë po i shfletoj procesverbalet e marrë nga Stockholmi dhe po orvatem të mësoj diçka mbi gjykimet politike në Jugosllavi. Mjerisht, edhe këta më duken të pamjaftueshëm.
Dikur, kur gjykoheshin shqiptarët në Prishtinë, gjyqet ishin të mbyllur dhe rrallë që guxonte dikush të shkonte e të dëgjonte çfarë thuhej. Çuditërisht, fqinjët e mi suedezë s’ besojnë që kjo është e vërtetë dhe përpiqen të më bindin se gjyqet jugosllave janë të hapur dhe demokratikë. Dhe ata kanë shumë të drejtë, se janë lindur në Suedi dhe e dinë më mire se unë, që jam lindur, rritur e shkolluar në Jugosllavi.
Do të vij një ditë kur unë do t’ i mbledh ca plaçka dhe do të iki larg nga ky vend. S’ e di as emrin, as numrin e banorëve të qytetit, ku do të vete, por jam i sigurtë se ajo ditë nuk është larg.Qysh do të reagojë kjo shoqja që banon me mua dhe më thotë se unë jam i vetmi në jetën e saj? Ate nuk e di, po sikur t’ isha në lëkurën e saj, do të gëzohesha jashtzakonisht shumë. Unë, madje, do të shtroja darkë dhe do të bëhesha tapë. Do ta kremtoja ditën që po ndahesha nga një shpirt i paqetë, që gjithë ditën, me këmbë e me duar jeton në Suedi, por me kokë e me shpirt gjendet me mijëra kilometra larg saj.
Kot që po e mashtroj veten me budizma e proverbe hinduse! Unë jam tepër i angazhuar me ato që po ndodhin në botë dhe, sado që po dua ta mbaj veten, diçka e fuqishme, diçka më e fortë se arsyeja, po zien dhe po gufon në shpirtin tim.
Unë s’ jam i zhgënjyer vetëm me veten, unë iam i zhgënjyer edhe me popullin tim. Me sa duket, populli im qenka e ka humbur davanë dhe po merret veçse me këngë. Ai natë e ditë po ngjishet me bukë e me barot, por deri tani s’ e ka vrarë asnjë sorrë marksiste apo leniniste. Dhe s’ ka faj, i ngrati, se kashta që po ha ditë për ditë është poaq e thatë dhe po aq e varfër nga vitaminat sa dhe kashta që hanë kuajt e Kremlinit.
Pa marrë para sysh ato që po që po më ziejnë në kokë, unë jam i lumtur që do t’ ikë nga Suedia dhe do ta lë pas shpine radiotelevizionin suedez, gazetat e përditshme suedeze dhe hipokrizinë e kësaj shoqërie të trembur. Jo, i dashur. Unë s’ kam asnjë pulë të pandukur me shoqërinë te, por po e shoh se që ajo edhe është, edhe nuk është, autentike. Sa më në jug të shkosh, aq më shumë suedezë të heshtur do të takosh. Aq më shumë njerëz të arsyeshëm. Sa më në veri të ngjitesh, aq më shumë stalinistë do të ngjiten si rriqëra. Ajo më interesantja është se të gjitha partitë suedeze, si të majtat, ashtu dhe të djathtat, ngordhin përshokun Tito. Pilotët që kam në klasë betohen se ndërmarrja ” Bofors”, që është më e njohura për prodhimin e armëve, po e furnizon Jugosllavinë jo vetëm me pushkë automatike, por edhe mortaja e tankse modernë.
Pak ditë më parë fola me Mitatin, një mik të vjetër algjerian. Edhe ai, pak a shumë si unë, po matej të ikte, por s’ ishte i prirur të jetonte në Francë. Ai, fundi i fundit, si arab që ishte, duhej ta jepte një kontribut për arabët e Palestinës dhe po matej të shkonte në Bejrut.
” Ҫfarë, thua, nëse vi dhe unë?” e pyeta.
” S’ ke shans,” tha.
“ Po pse kështu?” u çudita.
“ Thjesht, sepse Arafati është lidhur me bashkatdhetarët tu,” tha ai. “Nëse s’ e ke ditur, merre lapsin dhe shëno. Arafati ka dollarë, por s’ ka pushkë automatike, fyshekë dhe mortaja. Titua ka armë sa të duash dhe do dollarë. Janë jugosllavët ata që po i veshin partizanët e Arafatit, jo egjiptjanët. Ti do bëje mire të llafosesh me Fernandon dhe të shkosh në Angola. Atje ke shansë më të mira. Angola është një vend i pasur me diamante dhe shumë i mirë për ata që e donë verën e përhershme.”
“ Vendi im është në Shqipëri, o vëlla, por nga sa kam parë deri sot, ajos’ po na do neve, kosovarëve. Po na quan fundamentalistë, tradhëtarë, frikacakë. Stalinistët po lehin natë e ditë kundër Titos, por jo se ndiejnë urrejtje kundër tij, por sepse Titua po u bie me shkop në kokë.”
“ Ajo po ndodhë edhe në vendin tim,” tha ai.
Edhe unë, njësoj si Robinson Kruso, kam filluar ta pyes veten: Ҫa duhet bërë? Nëse i kisha vënë vetes për qëllim të vij deri n’ Uppsalë dhe ta marr një dokument që më jep të drejtë të punoj diku, ate mission e kam mbaruar. Por unë jam ish nxënës i Abdullah Zajmit, jam ish normalist dhe duhet t’ i shërbej popullit tim. Atë ditë që të çoj dorë nga amaneti i profesorëve të mi, duhet të çoj dorë edhe nga vetvetja.
Tani që s’ kam mundësi t’ u shërbej atyre që jetojnë në Prishtinë apo Prizren, në Strugë apo në Manastir, i vetmi vend ku mund t’ i mishëroj dëshirat e mia është Shqipëria. Për mua s’ ka rëndësi se ku më dërgon pushteti. Unë mund të punoj në fshat dhe në qytet. Mund të punoj me rrogë dhe pa rrogë. Rroga është më e funtmja gjë që më ka nxitur të mbaj punë. Janë njerëzit, është populli im, që më kanë mbajtur dhe do më mbajnë gjallë.Unë kurrë s’ kam prituar gjë nga sherbëtorët dhe argatët e Palmes.Kurrë s’ kam patur frikë nga vdekja. Por unë kam patur dhe gjithnjë kam frikë nga tradhtia. Shqiptari i vërtetë s’ e tradhëton askend dhe – më së paku – popullin e tij. Por Shqiptari i vërtetë edhe flet, se atë çast që bën të kundërtën, ai e helmon vetveten dhe shndërrohet në palaço. Është detyrë e çdo shqiptari të flasë kur e sheh popullin e tij gabim, sepse n’ atë mënyrë, e fisnikëron veten dhe kombin e tij.
Mbrëmë, deri sa po e shfletoja një libër mbi mitet, legjendat dhe përrallat, më bëri përshtypje një fjali që autori e kishte përdorur në parathënien e tij. Ai shkruante: Mitet s’ janë veçse përralla të vjetra, të veshura me petk të rremë e të shtrembëruara me qëllim, për ta pasqyruar botën e atyre që dikur s’ i posedonin dituritë e Leonardo da Vinçit dhe Galileo Galileit.
Mitet s’ ishin kërputha të shiut. Edhe ata kishin një mision dhe ai më kryesori ishte t’ u shërbejnë atyre që rrethonin qytete, vrisnin njerëz të pafajshëm, themelonin koloni dhe i mbushnin lundrat me robër e robëresha. Mitet s’ dolën nga duart e atyre që lëronin token apo gatuanin gjellëra, por nga mitologët e atyre që i trembinin viktimat e tyre me dhunë. Ata s’ i donin bujqërit, barinjtë e gjelltorët vetëm sa ishin gjallë, por duhej t’ i mernin me vete edhe nëpër varreza. Ndryshe, si shpjegohet prania e tyre edhe nëpër piramida, në themelet e Murit Kinez dhe në varrezat e mbretërve të Uppsalës? Për fatin tonë të keq, ajo gjendet edhe në themelet e rrejshëm të objekteve që po ndërton Partia e Punës dhe shoku Enver.
Nëse ka diçka që po i tmerron diktatorët e soçëm, ajo është dhuna revolucionare. Jo dhuna e Diktaturës së Proletariatit, por ajo spontane. Dhuna që vjen nga shtypja e tepruar. Unë po e quaj dhunë por ajo në brumin e saj autentik është kryengritje. Vetëmohim i lartë. Nëse ndërgjegjja e kryengritësve është aq e fortë sa t’ i kalojë kufijt e frikës, fitorja është e mundshme. Në të kundërtën, kryengritës e kanë vrarë veten para se ta marrin në qafë popullin. Por i përfundoj këto shënime me porosinë e një ushtaraku të moçëm kinez. Ai shkruan:
” Atë ditë që kryengritësi e kupton se vdekja është joegzistuese, ai ringjallet përsëri.”

Jusne, 1969
( Fragmente të nxjerrë nga veprat ” Reflektime të pathëna të një shkrimtari” dhe ” Të regjura në llumin e kafesë”)

Shkruan: Ramadan Rexhepi