SHPËRNDAJE

 
interesante. Pajtohem me zotrote se letra dhe ditari janë gjymtyrëtë pamohueshme të rrëfimit ”në veten e parë”. Kuptohet, nëse mefjalën ”rrëfim në veten eparë”nënkuptojmë një krijim letrar të cilin e harton një autor me pseudonim oseemër të vërtetë.Pajtohem gjithashtu se ai rrëfim që thuret prej të njejtit person, duke na goditur tërë kohën mepëremrin – unë unë, unë – na nxit të krijojmë besim të madh tek autori dhe, papritmas, ngjarjet që zhvillohen para syve tonë na duken histori të përjetuara nga vetë ai.
S’ ka dyshimse në perspektivën e tij pushon një vegjë e rëndë krijuese,krejtësisht e boshatisur nga përshkrimet, dialogjet dhe figurat tjera artistike, por roli i tij vështirësohet në po atë çast që personazhe të reja ngatërrohen në gjedhënb, gjegjësisht, intrigën e rrëfimit. Tani autori, për ta ruajtur besimin tonë, është i detyruar tërë kohën të dalë me të dhëna të reja. Përse ndodhë kjo fatkeqësi në punën e tij? Për arsyen e thjeshtë se ai nuk është Krijues i Botave dhe shikimi i tij nuk shkon më larg se te ndonjë segment i parëndësishëm i skenës epike. Ai është ndjekës i shkëlqyeshëm i ngjarjes, di të dëftojë mbi veten dhe peripecitë e tij, por përderisa nuk nxjerr kokë ndonjë replikë e shqiptuar rastësisht, ndonjë letër që vjen papritur apo ndonjë veprim që bie ndesh me sjelljet normale, ai e ka përjashtuar veten nga bota e brendshme e atyre që përshkruan.
Ajo që me dhjetra autorë kanë provuar të shkruajnë në veten e parë quhet – tendencë subjektivizuese – sepse ngjarja i ka lënë mbresa të forta krijuesit të saj. Kjo tendencë, me sa duket, më ka nxitur edhe mua të shkruaj aty këtu ndonjë rrëfim, si ”Letër vajzës bonjare”, me shpresa se n’ atë mënyrë do ta pasqyroj botën time të brendshme krahas realitetit të ngjethshëm që mbretëronte në periferinë e Prishtinës. Ajo që e karakterizon atë rrëfim është gjithsesi përpjekja ime e pavetdijshme për t’ iu shmangur skenës epike dhe përpjekja për t’ i nxjerrë në pah ndjenjat e brendshme të personazhit në veten e parë. Mjerisht, sa më shumë që rriten kërkesat e lexuesit për nuanca të reja shpirtërore, aq më tepër rriten edhe vështirsitë e autorit për ta plotësuar atë vakum. E vetmja mënyrë për ta arritur qëlliminështë duke e futur në lojë botën e tij shpirtërore. Kësisoj, rrëfimi i dëftuar në veten e parë subjektivizohet edhe në një kuptim të dytë; ai shndërrohet në veti-nterpretim dhe, në kundërshtim meligjet e arsyes së shëndoshë, ai e sharton botën e tij shpirtërore me një personazh,i cili, në të shumtën e herave nuk përputhet me karakterin e tij.
Shtrohet pyetja: Si qëndron puna me rrëfimin bashkohor? Rrëfimi bashkëkohor, rëndom i shkruar në veten e tretë,ku hapësira kohore përjetohet me një ndjenjë të veçantë njëkohshmërie, pushon mbi parakushte tjera.
Kjo del në pah atë çast që çojmë dorë nga elementet e lartpërmendur dhe ia shtrojmë vetespyetjen: Kujt po i rejtohet uni? Me kend është duke komunikuar? Sa herë që është në pyetje letra, ditari apo memoaret, aty është Lexuesi. Dhe kjo është e arsyeshme se, përderisa egziston një krijues, gjegjësisht një njeri që thur tregime, duhet të egzistojnë edhe një tjetër – apo edhe ca të tjerë – që kanë qejf ta dëgjojnë. Përndryshe, sikur të mos egzistonin lexuesit, identitetin e të cilëve ai s’ ka nevojë ta dijë fare, ai s’ do t’ i mbushte faqet e librit me lotë, vuajtje e pshertima të thella. Aq më tepër nëse merret parasysh që thurësi i asaj përralle, njësoj si farkatari, duhet ta nxjerrë përrallën e tij në treg dhe t’ ia shesë dikujt. Këtë funkcion e ka patur përralla që nga koha autorët i shkruanin ndjenjat e tyre në tjegulla dhe i piqnin në zjarr.
Ky relacion epik, që e bashkon autorin medëgjuesin, ka mundur të ruhet vetëm në këtë trajtë. Përndryshe, ai ka bërë jetën e rangut të dytë në tregimet, novelat dhe romanet që janë shkruajtur në veten e parë. Arsyja që e ka nxitur evolucionin e përrallës në këte drejtim ka qenë nevoja e përbashkët e autorit dhe lexuesit që ta përjetojnë përrallën në kohë të tashme, jo si diçka që ka qenë, si diçka që ka ndodhur në kohën e të parëve, por si diçka që po ndodhë këtu dhe tani, në çastin kur endësi është duke i thurur fijet e ngjarjes.
Parimet që preka më lartëvlejnë edhe për rrëfimet që shkruhen në veten e tretë, por autoret e këtij tipi janë më pakë të interesuar për aspektin kohor. Ndryshe nga rrëfimet që shkruhen në veten e parë, autorët e tregimeve që shkruhen në veten e tretë ballafaqohen me një varg tjetër problemesh estetike, por në rolin e tyre këta konsiderohen si të gjithëditur. Anglezi Thakeray thonte: ”Shkrimtari është gjithëditur, sepse vetë ka shpikur gjithçka dhe ka kontroll të plotë mbi botën që ka krijuar.”
Dikur, kur rrëfimi ishte më pak i studjuar, shumë autorë e dramatizonin jo vetëm aftësinë e tyre për të qenë gjithkund të pranishëm, por edhe aftësinë e lexuesit për të lexuar midis rreshtave. Mjerisht, kjo tezë e gabuar ka rënë në kokërr të shpinës, por ajo tjetra, gjegjësisht dituria enciklopedike e autorit, vlen gjithnjë.Ndërkohë, unë mendoj se arsenali enciklopedik i autorit për ato që shkruan në tregimet, novelat apo romanet e tij, nuk ngre shumë peshë sa marrëveshja që ka bërë me lexuesin e tij. Vështruar nga ky aspekt, marrëveshjaqë autori lidh melexuesin mund të formulohet kështu: Unë po të dëftoj, ti dëgjo. Të dy jemi seriozë dhe shtiremi se rrëfimi që po ta dëftoj është i vërtetë.
Efekti i rëndomtë i një epike pushon mbi këtë bazë dhe sa më tepër që palët t’ i përmbahen kësaj marrëveshje, ndikimi i veprës është më i madh. Kështu mendoj unë, por kjo s’ do të thotë se duhet të jetë e vërtetë. Kushdo që ka provuar të hyjë në pusin e krijimtarisë e ka zbuluar se ai është pak më i thellë se mendja e tij.

29. Mjegulla

Përjashta po frynë një erë e butë, e mërzitshme dhe, bashk mearomën e kemikaljeve që përdoren në fabrikën e letrave, ka sjellë edhe një mjegull të trashë si postaqja e leshit. Frymëmarrjet e saj të lagëta e kanë hyrë edhe midis kopertinave të librave dhe, dashur e padashur, po duhet të jetojmë si të burgosur.
Sot kam lexuar gjithë ditën. Pak ditë më parë, miku im Lefter Thanasi, i shoqëruar nga Vezir Brumbulli, kishin qenë në Stockholm dhe, duke biseduar mbi egzistencën time prej murgu,e kishin pyetur Nazmiun nëse kishte ndonjë libër që s’ i duhej.– Po, more.Qysh nuk kishte? – Dhe Nazmi Therrolli i mirë, Nazmi Therrolli i sjellshëm, e kish gjetur një karton të trashë dhe uakishte mbushur meca numra të vjetër të revistës ”New Albania”,kumtesat e mbajtura në Konferencën e Parë të Studimeve Albanologjike, një fjalor të Tahir Kolgjinit, dy numra të revistës ”Nëntori” dhe një monografi mbi jetën dhe veprimtarinë e komunistit Halim Xhelo.Autori, një shkrimtar i panjohur për mua, përpos tjerash e paska shkruar edhe një roman me titullin kumbues, ”Hasta La Vista”.
Halimiështë nga Tërbaç i Vlorës.Për ata që s’ e kanë lexuar kompletin e veprave të Nolit, ate që ka botuar “Rilindja” e Prishtinës, emri Halim Xhelo nuk thotë gjë.Jo për fajin e Halimit, që ka qenë një rilindas i vërtetë, një idealist i madh, një demokrat i qytetëruar, por dhe njëri nga organizatorët kryesorë të Luftës së Vlorës.Mjerisht, faji që ne, shqiptarët e mbetur jasht atdheut, nuk po i njohim bijtë e vërtetë të popullit,nuk bie ne; ai bie mbi ata që janë mbyllur në pashallukun e tyre të kuq dhe s’ lëshojnë asnjë mizë të hyjë brenda.
Sidoqoftë, ajo që mësova nga libri është se Halim Xhelo, përpos tjerash, paska qenë edhe më shumë se kaq. Aipaska qeneë pjesmarrës në Revolucionin e Qershorit dhe përkrahës i ngrohtë i qeverisë së Fan Nolit.Paska qenë edhe drejtues i gazetës “Politika”. Më vonë, kur del në mërgim, bëhet edhe redaktor i tëpërjavshmes “Liria Kombëtare” që botohej në Zvicër dhe lexohej nga të gjithë atdhetarët e vërtetë.
Mjerisht, si shumë intelektualë të asaj kohe, Halimi antarësohet në Partinë Komuniste të Zvicrës dhe – pa qenë shumë i ndërgjegjshëm mbi sunimet e vërteta të Kominternës – merr pjesë në shumë aktivitete të saj.Gjatë kohës që jeton si emigrant politik, ai “punon” në Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë, Greqi, Austri e Gjermani dhe, sipas Petro Markos, mban lidhje me komunistin bullgar, Gjergj Dimitrov. Ai vdes në Moskë, në vitin 1937.
” Halimi” është shkruar mirë. Kryepersonazhi i veprës është skalitur meadmirim të madh dhe pasqyron idealistin e bindur në veprimet e veta. Duke e lexuar librin, disa herë e kam pyetur veten nëse qeveritarët shqiptarë vërtet po u besojnë atyre që thuhen në libra apo edhe ata, si të gjithë keqpërdoruesit e drogës, po e hipnotizojnë veten me ëndërra të pasditësditës?!
Gjithçka është e mundur. Sa herë që lexoj libra të këtij zhanri, ndiej keqardhje që s’ jam në Shqipëri dhe s’ kam mundësi ta përjetoj jetën e fshatarit apo qytetarit.Mjerisht, tani është vonë për gjithëçka. Sa i përket kësaj, kam biseduar edhe me Nazmi Therrollin dhe ai ma ka bërë të qartë se “dropullitët” e Enver Hoxhës janë goxha të këqinj. Ata s’ donë të kenë punë me kosovarët, se kosovarët janë ballistë dhe antijugosllavë. Ç’ është e drejta, ata, sipas tij, edhe do më qortonin që s’ kisha ndenjur në Jugosllavi dhe të luftoja hapur kundër revizionizmit jugosllav. Të kthehesh në Jugosllavi, as kjo s’ ishte punë që bëhej, se Udba do ta përdorë ”kthimin” tim për qëllime propagandistike. Ja: ky është disidenti që erdhi vullnetarisht në Jugosllavi. A nuk dëshmon kjo se ”vetëqeverisja” është ideologji përparimtare dhe e shëndoshë?
Jo, unë s’ jam veçse një grimcë e vogël e popullit tim. Unë jam me ata që po luftojnë për bashkimin e popullit shqiptar dhe nuk do të shkëputem nga ëndërra e tyre deri sa të vdes.
Unë s’ e di se ç’ është Petro Marko – shqiptar, vllah apo minoritar grek– por shihet që ai e ka admiruar Halimin.Shkruan me afsh të madh për komunistin vlonjat.Dhe s’ ka çare pa shkruar, se anëtarët e Byrosë Politike donë të krenohen para rusëve, bullgarëve e jugosllavëve që dhe ata janë komunistë ortodoksë.Mos qind për qind, të paktën pesëdhjetë përqind.Është pikërisht ky element që nuk më pëlqen në librin e Markos: qëndrimi i tij euforik kundrejt Diktaturës së Proletariatit. Qyshdo ta kete shkruar atë romanin tjetër,”Hasta La Vista”, të cilin Lefter Thanasi po ma lavdëron shumë, vetë fakti që ajo vepër ka mbetur e panjohur për të Majtën Suedeze dëshmon se ai roman s’ i afrohet romanit “Për kend po bien këmbanat” të gazetarit e shkrimtarit amerikan, Ernest Hemingway.Sidoqoftë, unëjam shumë i sigurtë se të rinjtë e të rejat shqiptare e kanë pritur mirë ”Halimin” ePetro Markos.Si ”rrëfim” ai ka mjaft ingredienca të letërsisë romantike, me një hero të dëshmuar pozitiv, që ishte atdhetar e komunist,dhe tërë kohën ”bën qejf” nëpër qendrat e mëdha të Evropës Perendimore.
Vdekjen e kemi:po më duket se romani shqiptar ka ngecur në vend.Ikën katërmbëdhjetë e sa vjet, por proza shqiptare gjithnjë po mbahet mbi dy paterica ”të vdekura”.Lumi i Xoxës është i vdekur, ushtria e Ismail Kadaresë poashtu.
Ky është shkaku psepunoj sa punoj dhe,përsëri, iu kthehem autorëvetë lartpërmendur. Ismail Kadare e njeh zanatin e tij, por s’ ka shanse ta ushtrojë si duhet. Inshallah e ruan Zoti, se Diktatura i ha fëmijët e saj. Edhe Jakov Xoxa është i mirë.Më pëlqen,se është një myzeqar i vërtetë. Kadare është vizionar, largpamës, ndërsa Xoxa është i kujdesshëm dhe shkruan në veten e tretë. Jo për shqipërinë e shokut Enver, po për Shqipërinë zotit Ahmet. Ai s’ është i rrezukuar si Ismaili. Ismail Kadare duhet të jetë i kujdesshëm, se një zot e di ku mund ta fërfëllojnë.
Sot për sot, me përjashtim të dy romaneve që shënova më sipër, letërsia shqiptare s’ ka diçka më të mirë se ”Kënetën” e Fatmir Gjatës, të cilën e kam lexuar qysh në Preshevë. Lefteri më njofton se Biblioteka Universitare e Uppsalës, me ndërhyrjen e ca majtistëve suedezë, e paska ndër mend të porosisë ca libra për ata pak shqiptarë që jetojnë aty, por se sa do t’ idërgojë ata të N. Sh. të Librit, mbetet të shihet.
” Ataqë donë të mësojnë diçka mbi Shqipërinë”,më shkruan ai, ” bëjnë mirë t’ i kërcejnë tri faqet e para të çdo artikulli, sepse janë plot e përplot me citate të shokëve Lenin,Stalin dhe Enver.”
Letrat e Lefterit më këllasin në një trishtim të çuditshëm. Ҫa ka ndodhur, vallë, me Shqipërinë tonë? Për çdo ditë që po lexoj diçka nga librat që kam marrë nga Nazmiu,po vdes nga pak. Ka rrezik të iki një ditë dhe të mos i dëftoj kujt që jam shqiptar. Unë, shyqyr Zotit, jam i lirë dhe mundem ta gjej një punë, por cili është hajri i saj, kur populli im po jeton si egërsira në kafaz? Ҫa do ndodhte sikur t’ isha në Tiranë dhe t’ i shqiptoja këto mendime mezë?
Një çeshtje që as Suedia s’ e ka zgjidhur është gjendja ekonomike e një krijuesi. A s’ është paradoksale që një mbretëri kaq e fuqishme, një mbretëri qëjep miliona dollarë për varfanjakët e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, nuk ka bursa e stipendione për krijuesit e saj emigrantë?Shkrimtarët mund të krijojnë në Kinë, Viet Nam, Kamboxha, Turkmenistan, Belarus, Rumani, por jo në Suedi. Këtu s’ e vret kokën njeri që je poet, shkrimtar apo dramaturg. Do të të botosh diçka?Duhesh ta zgjidhësh vetë qesenë.Ata që janë të njohur në këtë vend janë suedezë dhe pas një veprimtarie të gjatë e të mundimshme, i kanë gjetur kanalet e duhur. Por edhe ata janë të paktë.
Pyes veten: Për çka të shkruash? Për kend të shkruash?
Këtu jemi tre katër shqiptarë dhe tre prej nesh dimë shkrim – lexim, i katërti është analfabet. Ata poshtë, e kam fjalën për Azemin, Vehbiun, Aliun, Antonin e tjerët, mund ta ngushllojnë veten se – sado pak qëshkruajnë nën dritën e llambës – një ditë do të dalin në dritë. Keto shënimet e mia, njësoj si ”Udhëkryqi”, do të zverdhën nën tymin e duhanit.Këtu duhet të punojpër kafshatën e gojës e pastaj të mendoj për saltomortalet tjera.

30. Dashuria

Pak para se të ngjitesha këtu lart, në katin e tretë të godinës, u zura meNinën, time shoqe.Sot kemi qenë të lirë dhe – secili për vete – jemi marrë me ”krime”: ajo me vrasjet që bëhen nëpër botë, unë me vetvrasjen e një suedeze.Duke qenë se po vemi drejt Kreshmes së Tretë, deshta të mësoja nëse do të shkonte te prindërit e saj,që të bleja më pak ushqime, apo do të rrinte në Jysne, që të bleja më shumë. Nëse e kishte ndër mend të shkonte, s’ kisha nevojë për më shumë se një shishe verë dhe pak mish të grirë.
Ajo s’ ishte e sigurtë. Megjithate, nuk e fshehu zhg¨njimin e saj dhe më tha hapur që, sa herë vinin krishtlindjet, ajo e ndiente veten keq. Një anë, si vajzë e vetme, donte të shkonte në Ludvika, ku jetonin prindërit e saj; n’ anën tjetër, ajo kishte lidhur kurorë me mua dhe s’ donte të më lente vetëm.Ajo s’ ishte fajtore që ne, shqiptarët, e kishim harruar të Madhin Zot, dhe mendonim vetëm për veten.Paçka se, duke e mohuar të Madhin Zot, ne e kishim humbur edhe respektin për prindërit, për fqinjët, dhe për bashkatdhetarët në përgjithësi, gjë që s’ ishte e mirë as për atë vendin e largët që quhej Albania.
” Dashuria e krishterë s’ është si dashuaria juaj vehtiake,” tha Nina.
E pash me një shkujdesje të ftohtë dhe s’ i thash gjë.Jo për ta mospërfillur, siç mendon ajo, por për t’ i dhënë të kuptojë se, sipas mësimeve që kam marrë në Shkollën Normale, individin, në dorë të parë, e formon ambienti.Pastaj vijnë prindërit, gjyshi dhe gjyshja, librat që lexon, etjera, etjera.Por ambienti ishte më i rëndësishmi.
“ Unë s’ jam i krishterë,që ta fajsoj veten për ato që s’ i kam mësuar në shkollë, ” i thash. “ Për të qenë e keqja më e madhe, neve na mësonin ta përbuzim fenë. Feja është opium për popullin.Qysh mund të di si është dashuria e krishterë, kur jam mysliman dhe botëkuptimet e mia s’ janë identike me tuat.”
Ajo s’ ishte dakort, se e ndezi një cigare.
“ Sa i përket ndjekjes së priftërinjëve e hoxhallarëve, ajo s’ iu falet regjimit shqiptar e jugosllav,” tha duke vizatuar diçka në letër.“ Neni18 i kartës së Kombeve të Bashkuara mbi Liritë e të Drejtat e Njeriut thotë se çdo njeri ka të drejtë mendimi, ndërgjegje e besimi. Kjo përfshinë edhe lirinë e njeriut të konvertojë në cilëndo fe që do, vetë ose bashk me familjen, taushtrojë fenë duke mësuar, duke u lutur dhe duke marrë pjesë në mesha të përbashkëta…Kaq sa i përket atij problemi. Sa i përket ndryshimit që egziston midis fesë islame dhe fesë së krishterë, ajo s’ është më e trashë se lëvorja e qepës. Këte s’ po e them unë, pore ka thënë një ligjëruese e Universitetit të Kajros. Ajo,me gojën e saj, ka deklaruar se dallimi midis fesë së krishterë dhe fesë islame nuk është më i trashë se aq.Sa për shembull do ta marr egzistencën e të Plotfuqishmit. Si ju, ashtu dhe ne, themi: La ilahe il Allah, apo jo? S’ ka zot tjetër pos Zotit të Plotfuqishëm.Ne themi – dhe kjo s’ është në rregull– seJezu Krishti është djali i tij dhe kjo qenka gabim.Ani çka?As’ mjafton që Jezu Krishti ka qenë profet dhe ka dhënë jetën për të Madhin Zot? Fundja, të gjithë jemi bijt dhe bijat e tij. E sa i përket dashurisë, ajo është globale. E përgjithshme”..
” Fjalë,” i thash.“ Ku shkruan që dashuria është globale?”
“ Dashuriaështë si rruga. Unë s’ e di ku shpie rruga juaj, por e jona shpie te Jezu Krishti.Edhe letrat e Shën Palit, ato që i shkruajti në Korinto, thonë se dashuria është një gjë e përsosur.Ai, madje, e quan rrugë më të përkryer në botë.Ne, nëpërmjet Jezu Krishtit, e përjetojmë dashurinë edhe si mëshirë.Prifti im, ndjesë paste, thonte se dashuria është si karburant. Ajo na bashkon me Zotin. Vetëm me dashuri e gjunjëzojmë të Keqen.”
“ Unë s’e kam të qartë ku do të dalësh,” i thash.
“ Aty ku isha,” nguli këmbë ajo. ” A egziston ndonjë njeri që s’ ndien dashuri? Jo.Përderisa jemi njerëz, të gjithë e ndiejmë dashurinë, por jotë gjithë jemi të gatshëm ta sakrifikojmë veten. Jezu Krishti, sa herë që bëhej fjalë për dashurinë, rekomandonte mëshirën, përuljen, modestinë. Nëse mbajmë kokën përpjetë dhe s’ i pranojmë gabimet tona, ne s’ mund ta ndiejmë dashurinë e të Madhit Zot.A s’ ishte Gjergj Kastrioti i krishterë?”
” Po,” i thash me zë të mefshët. ” S’ jam i sigurtë nëse ishte katolik apo ortodoks, por zonja Donikëishte ortodokse, se ishte nga Berati.”
” S’ ka lidhje,” tha ajo.” Erëndësishme është se ai u lind i krishterë dhe pastaj e detyruan të bëhej mysliman. Kjo do të thotë se heroi juaj kombëtar ka qenë edhe i krishterë, edhe mysliman, dhe asnjëra nga të dyja s’ e ka penguar të jetë me të Madhin Zot. Ti vetë më ke thënë që disa nga ushtarakët e tij e tradhtuan. Përse, atëherë, Gjergj Kastrioti i falte ata njerëz? Përse s’ ua hiqte kokat? Unë mendoj se ai Kastrioti juaj ishte i pajisur me një dashuri të madhe… Andaj fitonte në beteja, falte njerëzit e gabuar dhe e donte Shqipërinë më shumë se ju. Ai e donte Shqipërinë për juve, jo për vete.”
” Këte duhej t’ ia thoshje profesorit tim,” i thash. “Ai ndoshta do të jipte të drejtë, se ka qenë nga Kavaja, por unë s’ jam kompetent për atë punë.”
Ajo vazhdoi të vizatonte në letër.
“ Me fjalë tjera, s’ do shkojmë në Ludvika,” më pyeti.
“ S’kam kundër të shkosh vetë,” i thash. “ Unëdua të rri në Jysne, se këtu e ndiej veten më mirë.”
Ashtu mbaroi edhe ai dreq debati.
Ajo e gënjen veten se të gjithë ne – shqiptarë e suedezë, grekë a norvegjezë, arabë a finlandezë, jemi njësoj… Jemi qëngja të të Madhit Zot… Jemi të fisnikë në shpirt… Dhe ka deri diku të drejtë, se është lindur në një shtet të lire dhe s’ e ka përzënë kush nga vendlindja e saj. Ajo s’ e ka përjetuar Luftën e Dytë Botërores dhe s’ ka parë njerëz të vrarë me sy..Ajo në mëngjes ka ngrënë bukë me djath, në drekë ka ngrënë salçiçe me oriz dhe në darkë, para se kridhet në gjumë, ka lexuar libra të përshtatshëm për moshën e saj.Ninakurrë s’ ka dëgjuar për masakrën e Iseukajt… Niuna kurrë s’ ka dëgjuar për Tragjedinë e Tivarit… Nina kurrë s’ ka dëgjur mbi ”akcionin e armëve” dhe, nëse është trembur ndonjëherë nga krizmae armëve, ajo ka qenë në muajin tetor, kur i jati, zoti Karl, ka dalë për të gjuajtur elk…Ajo kurrë s’ i ka takuar fshatarët e Magurës, që ta kuptojë se si e ndien veten Shqiptari mysliman kur i Krishteri serbë ia rrethon shtëpinë dhe, pasi e zhvesh cipciricullak, e le tërë natën përjashta… Që të mërdhijësiç mërdhin uji në Polin Verior…
Jo, jo.Nina s’ i ka dëgjuar rrëfimet e fshatarëve drenicakë, të cilët ushtria e Josip Broz Titos ose i digjte në zjarr ose i bënte për lëkurë qengji.Ajo s’ e ka takuar xha Nuron, kushëririn e tim ati, për ta kuptuar se të krishterët dinë të zhgulin edhe arrëza të fytit.Ajo s’ ka shkelur në fshatrat e Kosovës e Maqedonisë për ta ditur si duken shtëpitë e boshatisurame dhunë.Është e vërtetë se ajo – herë pas here – është zemëruar me tatimet e rënda të zotit Palme, por ato janë çereku i së keqes, se një pjesë e tyreshkojnë për riparimin e rrugëve ose ndërtimin e spitaleve, ndërsa tjetra derdhet në konton e misionarëve të krishterë.Këta të fundit s’ kanë tjetër punë pos ta përhapin krishtërimin nëpër botë dhe të nisin vëllezër e motra të reja në vendin e tyre.Po unë?Përse djallin të shkoj në Ludvika?Unë s’ kam ardhur si emigrant ekonomik dhe s’ kam fëmijë me të.Që nga dita kur u njohëm, kam qenë korrekt dhe, ndryshe nga burrat tjerë, kërkova ta bëjmë një kontratë, sipas të cilës, unë, filan fisteku, i lindur në një qytezë të Kosovës Lindore, s’ kam kurrëfarë prone pos ca rrobave të trupit, ca fletore dhe një manjetofon, të cilin e përdor për ta mësuar gjuhën time.Unë s’ kam punë me Zyrën e Mirëqenies Sociale dhe jetoj nga djersa e ballit tim. Mu për këtë shkak, debatet që zhvilloj me tejanë n’ emër të atij sinqeritetit që ne shqiptarët e quajmë besë arbërore. Unë jam martuar me të por kurrë s’ kam premtuar që do të qëndroj përjetë në vendin e saj.
Jam i zhgënjyer. Sikur t’ isha i lumtur, do të shkruaja ndryshe.Nina është e mirë, Nina është e sjellshme, Nina është e informuar dhe, përderisa i zotëron katër a pesë gjuhë të huaja, nuk mundet të jetë analfabete.Ajo, që është besimtare nuk prish punë. Megjithate, ajo s’ është aq injorante sa të besojë se Mbretëria e Suedisë harxhon me miljarda dollarë vetëm se i dhimbsen varfanjakët arabë, çifutë, grekë apo jugosllavë.Ashtu si dhe në nëntokën e Beogradit, Londrës, Parisit, Moskës e Washingtonit, edhe në nëntokën suedeze gjendet një elaborat i caktuar për neve, emigrantët.Imperializmi suedez s’ ka nevojë të jetëaq i egër sa imperializmi amerikan, që po e ngordhë Azinë Juglindore me bomba napalmi. Imperializmi suedez është i krishterë, i qytetëruar, si ky i zonjës Nina, që pak nga pak po shndërron popullatën skandinave në një populate të zezë, syshtrembër e me shallvare. Sado që asnjeri s’ po e thotë hapur, këtu po zhvillohet një Diktaturë e Re e Proletariatit, e cila, me çdo kusht do ta sendërtojë ëndrrën e pushtuesve të bardhë për ta qeverisur botën me ndihmën e kapitalittë fortë suedez.
Kam vënë re se asnjë qytetar i këtushëm s’ guxon ta hapë gojën kundër të huajve. Që nga viti 1946 në këtë mbretëri kanë hyrë sëpaku 1 miljon ardhacakë nga Estlanda, Lituania, Hungaria, Italia, Greqia dhe Jugosllavia. Shumica janë inkuadruar nëpër fabrika të letrës, fabrika të çorapave, miniera, pylltari e restornate të mëdhenj.Ata çdo muaj derdhin nga tridhjetë e pesëpërqind të të ardhurave në Ministrinë e Financave me shpresa se një ditë, kur të bëhen me të holla, do të ikin në vendlindjet e tyre.Mjerisht, ata janë tepër të trashë për ta kuptuar se Suedia, për t’ ua pirë gjakun deri në fund, ka hartuar gracka pak më të përsosura Mbretëria Serbo – Kroate.Ajo shuma përrallore e koronave që duhet për të ikur prapa nuk mblidhet kurrë, se Suedia vit për vit starton paragrafe të rinj për ardhacakët e saj.Të gjitha ato financohen me djersën e skllevërve të saj.
Ka ca javë që po matem të shkoj në Uppsalë.Sa më parë, aq më mirë. Jo se s’ po më pëlqen ky fshat, por duhet të merrem me diçka më kuptimplotë, më domethënëse. Kjo pjesë e Norrlandës është përrallore… Ka pishakë të dendura, ka gjole e liqej të dlirë dhe ka një bregdet të mrekullueshsëm. Por kjo pjesë e Mbretërisë nuk është aq e shtrenjtë sa të bëhem kurbani i saj. E vetmja dëshirë që më ka sjellë deri ketuka qenë etja për dituri dhe unë, mos paça mësuar më shumë, kam mësuar që dituria s’ ka fund. Dituria qenka poaq e madhe dhe e ndërlikuar sa Gjithësia. Ka gjasa që unë, pa menduar mirë, jamë bërë kurban i vetëmashtrimit. Duke e kërkuar Shqipërinë nëpër Evropë, jam katandisur tepër larg prej saj. Andaj po përpiqem, po çmos që ta gjej ate, por gjurmët e saj më kanë humbur nëpër borë. Këtë faj s’ ma ka Nina, fqinjët suedezë apo Suedia.Jeta që po bëj këtuështë e papërshtatshme për mua.Sot jam gdhirë më ora katër pasdite dhe kjo nuk më duket normale.
Tani që po vemi drejt Kreshmes së katërt, moti ka filluar të ngryset dhe, po ta çosh dorën përpjetë, ka rrezik ta prekësh qiellin me dorë. S’ ka më yje, s’ ka më hënë. Vetëm bora e ndragur nga vajrat e mauneve që sjellin pisha dhe i zhgarkojnë në oborrin e fabrikës së letrës.
Nëse s’ del diçka tjetër, do të kthehem në Uppsalë dhe do ta regjistroj antropologjinë sociale. Po thonë se ajo shkencë qenka e dobishme për autorët që merren meletërsi. Përkthimi i “Zonjushës Zhuli” po ecën shumë ngathët. Megjithate, kam shpresa se me taktin e sotëm, do ta mbaroj deri në qershor. Këto dy tri javët e funtme, që përfshijnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, janë pak të mërzitshme, por pastaj ditët fillojnë e zgjaten, moti çilet përsëri, dhe puna ecën me hap të shpejtuar.Me të dalë behari, do t’ i rilexoj disa kapituj të “Udhëkryqit” dhe, po gjeta ndonjë rrugë, do ba vizitoj Shqipërinë.
Kjo që dua të kthehem në Uppsalë, nuk ka të bëj me Ninën, me të cilën, për keq a për mirë, kemi ndarë shumë ditë të mërzitshme. Ka gjasa që udhëtimet e mia, para mbrapa, do të ndikojnë keq në marrëdhëniet tona familjare,por kjo s’ është e thënë të ndodhë.Unë jam rezultat i një robërie që ka ndodhur para se të shndërrohem në embrion. Një ditë, kur të kalojnë shumëvjet dhe bota të pacifizohet deri në atë grade, sa të mos ketë pushtime e luftëra nacional – çlirimtare, njerzit nuk do të arsyetojne si unë. Mjerisht, derisa të egzistojnë njerëz të gatshëm të na përzënë nga vendlindja e stërgjyshërve tanë, do të ketë edhe ëndrra për hakmarrje. Pa marrë parasysh që kjo nuk është ndonjë cilësi e fisme e njerëzimit botëror.
Dikur kam qenë i përmbajtur. I turpshëm dhe i përmbajtur. Tani që kam dalë nga orbita dhe po bredh në pafundësi, i kam dhënë vetes leje të merrem me spekullime dhe shpesh herë e pyes veten se cili është misioni i letërsisë?! Cili është, vallë, misioni i saj? Që ta pais njeriun me kulturë të gjërë, universale apo me ndonjë virtyt tjetër? Unë mendoj se misioni i vërtetë i letërsisë është ta frymëzojë njeriun menjë dashuri autentike për jetën. Madje edhe me shumë. Misioni i vërtetë i letërsisë është ta edukojë ate në frymën e të parëve të tij atdhetarë e liridashës. Një letërsi që s’ ka synime të qarta kombëtare i përngjanë asaj që nesër ose pasnesër do ta nxjerrë një Frankenshtain shqiptar dhe detyra e të cilit nuk do të jetë ta çlirojë Kosovën apo Ҫamërinë, se ato i kanë ”shliruar” partizanët grekë e jugosllavë, por ta çlirojë rruzullin tokësor nga imperializmi anglo-amerikan dhe revizionzmi sovjetik.
Për mendimin tim, arti duhet ta pasqyrojë realitetin objektiv dhe ta frymëzojë lexuesin për vepra më të larta njerëzore.Fjala vjen, unë s’ kam as më të voglën arsye të shkruaj për një vendqë ka qenë gjithmonë i lirë dhe s’ ka përjetuar luftë shekuj me radhë.Është e vërtet se edhe këtu ka ndodhur një ”udhëkryq”, por ai roman është shkruar në vitin 1814, kur Karl Johani i XIII i dha urdhër ushtërisë së tij të kthehej në Suedi.
Këtu e tutje duhet të kërkoj udhëkryqe të rinj. S’ ka lidhje ku po zhvillohen ato luftëra nacional – çlirimtare, në Palestinë, Liban, Kashmir, Angola apo Viet Namn… Më e mira e të gjitha të mirave do t’ ishte të shkoja në Shqipëri e të punoja si arsimtar, se për atë punë jam përgaditur në shkollë, por nga sa po mësoj nga Nazmiu, Shqipëria, edhe pse po e ndriçon gjysmën e Evropës me dritë, s’ po ka bukë për shtetasit e saj.

31. Letrat

Iku dhe Santa Lucia. Nxënëset e Ninës erdhën në mëngjes, na ftuan me kafe e biskota xhenxhefili dhe, pasi na kënduan atë këngën e tyre ”hyjnore”, ikën në mësim. Pasnesër mbaron semestri i dytë i këtij viti dhe Nina duhet të niset për në Dalarna. Ajo është me dy mendje: të shkojë a të mos shkojë. Unë do t’ isha më i lumtur tër shkonte, se jam mësuar me vetminë. Gjatë kohës që ajo do të qëndrojë në Ludvika, po matem të merrem me”Strofulli-n e nepërkave”.
Pak ditë më parë mora tri letra. Dy të parat ma mbushën zemrën me helm. Im vëlla, që ka zënë punë në Miratoc, s’ di tjetër avaz pos atij të ankesave. Pa marrë parasysh që është vetë i treti – ai dhe dy prindërit e mi – atij s’ po i del rroga që merr nga pushteti. Ai, shyqyr Zotit, ka dhe nja dy hektarë memolla, dardha e mushmolla, por as ato s’ po ia shuajnë nepsin. S’ kam që s’ kam. Ҫuditërisht, për këta tre vjetqë ka hyrë në punë, ai gjeti paretë vinte deri në Suedi dhe të shkonte në Turqi e Kroaci. Kartolina e Osmanit ishte pak më miqësore. Ate e kanë marrë ushtar dhe po ankohet që s’ ka cigare. Duhet t’ i dërgoj pak të holla.
Nga tri letrat që solli postjeri, ajo më e këndshmja ishte e Rexhepit. Rexhepi ma kish nisur edhe librin e Shukri Rahimit ”Vilajeti i Kosovës”. Ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe ka talent për gjuhë të huaja. Gjykuar nga letrat e tij, diçka po ”luan për të mirë”, sepse vetë fakti që po dalin edhe libra si ky i Shukri Rahimit nga Nasalca, dëshmon që Jugosllavia po lidhet gjithnjë e mëshumë mePerendimin. Mjerisht, edhe Lindja po i shtrëngon radhët.
Sidoqoftë, më keq se ka qenë, nuk do bëhet kurrë. Shqiptarët po shkojnë nëpër shkolla të larta, po nxjerrin arsimtarë, profesorë, inxhinjerë e mjekë – dhe kurrë nuk do të pranojnë të kthehen atje ku ishin. Atyre po u mungon një shtet i fortë, një shtet demokratik, që të bëhen një komb i fortë dhe qytetëruarnë Gadishullin Ballkanik.

32. ”Bozhiqi”

Dikur, kur isha i vogël dhe çdo ditë kaloja përskaj Kishës Ortodokse,përballë së cilës gjendej një çezmë e re, e mbuluar nga degët e një bliritë madh,Krishtlindja s’ kishte tjetër emër pos atij që na patën mësuar fqinjët serb: ajo quhej ”bozhiq”.
Ime nënë, që dinte pak serbisht dhe shpesh herë pinte kafe mezonjën Danicë, e dinte mirë se atë natë, kur fqinjët serbë mbylleshin nëpër shtëpi dhe, në pritje të kremtes, hanin mish e pinin raki, nga një shpellë e panjohur e maleve të Pçinjës dilte një përbindësh me emrin Bozhiq dhe, pasi i mblidhte të gjithë kolonistët serbë e malazias, që jetonin në Preshevë, Leran, Cakanoc e Bugarinë, ngjitej në një pajton të shtruar me postaqe dhe pikërisht në ora dymbëdhjetë – as më herët e as më vonë – nisej në drejtim të Kishës prtodokse të Preshevës. Rrugës, deri sa kalonin përskaj shtëpisë së Daut Kurbaliut, shtëpisë së agës Hysi dhe shtëpisë së dajës Xhemi, ata, sikur për ta nderuar atë qenien që quhej Bozhiq, thërrisnin uaa, uaaa, uaaaa, dhe fillonin t’ i gjuanin shtëpisë e shqiptarëveme gurë e me tjegulla. Se çfarë kuptimi kishte ai ritual i mesnatës, i cila, vazhdonte deri të nesërmen në mëngjes, nuk e di njeri. Duke qenë se prindërët tanë ishin qind për qind myslimanë dhe askush s’ i kishte informuar pse bënin ashtu fqinjët e tyre, ata s’ kishin tjetër shpjegim tjetër pos atij të rëndomtit se – edhe pse ishin lindur dhe rritur n’ atë vend – tani duhej t’ i shisnin shtëpitë dhe të iknin në Turqi; përndryshe, ndjekësit e Bozhiqit do të vazhdonin t’ ua thenin qeramidhet.
Tani që po jetoj në një botë ku s’ kaasnjë mysliman dhe të gjithë, pa përjashtim, janë të krishterë, unë e kam të qartë se askush s’ e ka fyer Jezu Krishtin më shumë se ndjekësit e tij.Përse, vallë, duhej të çirreshin e të na i thenin qeramidhet me gurë? Ashtu i mësonte ai Bozhiqi, që ishte kundër çdo forme të dhunës? Ҫfarë do të ndodhte sikur ata, në vend se të na i thenin qeramidhet, të na ftonin me biskota xhenxhefili dhe të na dëftonin se atë natë, që ata e quanin ” nata e Bozhiqit” është lindur një profet i mirë një profet i jashtzakonshëm, një misionar universal i paqës, të cilin edhe Kor’ Ani e dinte sitë tillë?Unë jam i sigurtë se edhe preshevarët, që janë qind për qind myslimanë, do ta ndienin veten pak më të qetë përballë dhunës që ua impononin të krishterët.

33. Në prag të një viti të ri

Edhe sot jam zgjuar vonë. Përjashta kishte filluar të ngrysej kur kërceva nga krevati dhe, ashtu i përgjumur, zjeva një kafe e ia çova Ninës në krevat.Nuk jam mir me shëndet dhe, në vend se të merrem me tragedinë e Strindbergut, vendosa bëj ca shënime.
Nga sa kam vënë re, Nina do të qëndrojë këtu. Vendimi i saj për të ndenjur në Jysne s’ luan ndonjë rol të qenësishëm. Sipjestare e egzilit tim, ajo është si e qepur për mua. Zgjohemi në mëngjes, pimë kafenë e rëndomtë dhe, deri sa unë i shkund e rregulloj krevatët, ajo merret me enët e palara. Bisedat tona janë të buta, shoqërore dhe aspak konfliktuoze. Që nga dita kur kemi vënë kurorë, s’ jemi zënë kurrë me njëri tjetrin. As për gjëra të vogla, as për të mëdha. Ajo është e mendimit që Krishtlindjen ta presim në Jusne, ndërsa Vitin e ri n’ Uppsalë, te djali i dajës. Edhe unë pajtohem me të, sepse n’ atë rast mund të shkojnë Stockholm dhe t’ ia kthej Nazmiut librat që m’ i ka dërguar.
Pardje, para se të shkoja në Bibliotekë dhe të huazoja ca libra të rinj, ktheva në bankën e fshatit dhe bleva 60 dollarë amerikanë. Për herë të parë, pas shumë matjesh e çmatjesh, kam vendosur ta vë trupin në lëvizje. Tani që jemi të lirë, Nina dhe unë do të zgjohemi herët,do t’u grahim skiavedhe do të lexojmë. Duke qenë se po ndiej nevojë për libra shqip, dërgova dollarët e lartpërmendura n’ adresën e N. Sh. të Librit dhe i luta të më dërgojnë gazetën “Drita” dhe revistën “Nëntori.” Sa i përket ”Zonjushësh Zhulí”, ate do ta vazhdoj pasi ta marrë një fjalor shqip – shqip.Ndërkohë, deri sa të vijnër ato që kam porositur, bëj mirë të dal në ajër të pastër, se kjo javë është java më e mërzitshme e vitit. Sado i urtë e i arsyeshëm të jesh, nuk e ndryshon dot mentalitetin e një populli që vite me radhë e ka mbushur barkun me dhjamëra dhe ka pirë raki të fortë.Duhet një gjeneratë, duhen dy gjenerata, duhen shumë gjenerata për t’ i ndërruar doket e një populli.
Kjo që dua të bëj është në harmoni të plotë mehipokrizinë e re evropjane, ku njëra thuhet dhe tjetra bëhet. Ky është një cirk i madh i Evropes Perendimore. Këtu s’ bëhet fjalë për një kremte fetare, por për një tregëti ku – secili sipas takatittë vet – duhet të japë kontributin e tij: kryetarët e klubeve, artistët e teatrove,artistet e bukura të filmit, klerikët e kishave, murgeshat e kishës Katolike, pronarët e klubeve, si dhe kryetarët e këshillave komunale.
Gjatë kësaj jave, që konsiderohet si java më e shenjtë e Botës së Lirë, Suedia do të konzumojë poaq salçiçe, mish qengji, mish viçi, mish lope, qepë, patate, turshi, këmbë derri e fruta të ndryshme sa harxhon një popull për dhjetë vjet. Ndoshta edhe më shumë, se populli ynë, për shembull, e mbanë shpirtin me pak bukë, pak djathë e një jahni me gjethe spinaqi.
Fatlumnisht, gjatë kësaj jave askush s’ do ta vrasë kokën për neve, shqiptarët. Dhe pse ta vrasë kur ne, shqiptarët, nëpërmjet Radio Tiranës, po ua shajmë nënën të gjithëve me radhë?!Dikur, kur ishim robër dhe askush s’ na dinte për të gjallë, ne ishim më modestë, më të qytetëruar. Tani hamë edhe bar, por askujt s’ ia zgjatim dorën. Pyes veten çka do t’ i thonte Prezidenti Willson zotit Noli sikur ta takonte në një rrugë të Bostonit?
Suedezët, kur s’ kanë tjetër punë, e pyesin veten: Mos ka diçka që është dashur të bëja dhe nuk e kam bërë? Atë pyetje ia shtrova dhe unë vetes, krejtësisht i pasigurtë se çka mundesha të bëja dhe nuk kam bërë.Si të them? As vetë nuk jam më i mirëse tjerët. Gjatë qëndrimit tim në Stockholm, kam patur rastin të rri me çekë, kroatë, grekë, arabë, çifutë, amerikanë, spanjoll, italianë, gjermanë dhe aty këtu ndonjë shqiptarë, që s’ donte ta quaja shqiptar,se ishte turk ose jugosllav. Kemi ngrënë dhe kemi pirë dhe kemi kuvenduar si vëllezër. Rruga e secilit ka qenë një aventurë më vete. Dikush kishte ardhur pa pasaportë, dikush me pasaportë, dikush duke pritur në ndonjë kamptë refugjatëve, një tjetër duke punuar si kodosh, por të gjithë me një qëllim të caktuar: të vinin e të bëheshin pjestarë të shoqërisë së qytetëruar suedeze.
A e gjetën, vallë, parajsën që kërkonin? Ate nuk e di, se u ndamë shtatë a tetë muaj më vonë. Por unë kam mundur t’ i shkruaj rrëfimet e tyre, edhe ate, duke i inçizuar fjalë për fjalë, që të mbeteshin si dokumente autentikë. Mjerisht, as atë punëtë vogël s’ e bëra, sepse e mashtroja veten qëmisioni im ishte Shqipëria. Mu për atë arsye kjo mbretëri kushtetuese, të cilën të tjerët gjithnjë po e quajnë parajzë,mua kurrë s’ ma ka mbushur syrin.

( Fragmente të nxjerra nga veprat ” Reflektime të pathëna të një shkrimtari” dhe ” Gjymtyrët e një vetmie”)

Shkruan: Ramadan Rexhepi