SHPËRNDAJE

Moravica ka pastruar të gjitha rrugët pas reshjeve të borës në Malësi të Preshevës. Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom zëdhënësi i kabinetit të kryetarit të komunës, Mendurim Presheva.

Presheva ka deklaruar se pastrimi i rrugëve është bërë me qëllim që të kemi rrugët e kalushme për banorët e Malësisë ku me Ndërmarrjen Publike Moravica është ndërrmar pastrimi i rrugëve në fshatrat Buhiç, Ilincë, Maxhere, Ranatoc, Stanec dhe Kurbali rrugë këto që për shkak të reshjeve të borës ishin të pa kalushme.

Mendurim Presheva ka potencuar se tani banorët e këtyre fshtrave do ta kenë më lehtë qarkullimin në këto rrugë./presheva.com/