SHPËRNDAJE

llorente

Real Madridi dëshiron të rikthejë Marcos Llorenten gjatë janarit
Sipas AS, Real Madridi ka filluar të negociojë me Alaves për rikthimin e Marcos Llorentes në skuadër gjatë afatit kalimtar të Janarit, pasi që Zinedine Zidane e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Casemiros.

Parimisht, Real Madridi nuk mund të kthejë Marcos Llorenten deri në fundin e sezonit sepse kështu shkruan në kontratën e tij, por klubi dëshiron të negociojë dhe është optimist për rikthimin e tij në janar, shkruan më tej AS.

Casemiro është duke i munguar shumë skuadrës së Zidane që nga lëndimi, dhe francezi nuk dëshiron të vuajë për diçka të tillë në pjesën më vendimtare të sezonit dhe për këtë do ta rikthejë Marcos Llorenten.

Në marrëveshje madje mund të përfshihet edhe huazimi i sulmuesit, Mariano, lojtar të cilin Alaves e tentoi ta marrë në formë huazimi edhe gjatë verës.