SHPËRNDAJE

Mbulesa

Disa motra nga “devotshmëria” mbajnë dorëza që mos t’i duket lëkura e duarve. Deri këtu është në rregull, sepse femra duhet të mbulohet sa më shumë, sepse kështu na mëson feja Islame.
Por, në anën tjetër, të njejtat motra zbulojnë fytyrën dhe kjo nuk është aspak në rregull, të mbulosh duartë e ta zbulosh fytyrën.
Pyetja që do t’i bëhej këtyre motrave është: a më shumë provokon zbulimi i fytyrës apo zbulimi i duarve? Meshkujt kur dalin për t’u fejuar shikojnë në fytyrat e tyre (femrave), e jo në duartë e tyre, pra nëse i pëlqen fytyra e fejon dhe marton e jo duartë dhe kjo është e njohur .

Te nderuara!

Kështu është kur feja mbahet me epsh dhe pa dije, e pastaj, domosdoshmërisht ndërrohen vendet e vlerave dhe mbulimi i duarve, e jo i fytyrës është vetëm një shembull prej shembujve.
Le t’i pasojmë gratë e Muhamedit, alejhi selam, nënat e besimtarëve në mbajtjen e mbulesës dhe praktikimin e fesë, sepse ato jemi të urdhëruar t’i pasojmë ne, e jo modat e mbuleses që na janë imponuar dhe na janë bërë të zakonshme kohëve të fundit, sikur kjo mbulesë të ishte ajo e sakta, që e kërkon Islami! Bile aq shumë promovohet kjo mbulesë, sa që për këtë mbahen edhe sfilata mode, se si të kombinohen rrobat, ngjyrat, si të lidhen shamitë në forma të ndryshme , si të ecet, etj, etj.

Të përpiqeni të jeni si gratë e Muhamedit, alejhi selam edhe pse ndoshta nuk do t’I arrini asnjëhere, por kjo nuk ju lejon të bëni lëshime në dukjen tuaj të jashtme edhe me keq se kjo kur disa me kokëfortësi mbrojnë gabimin dhe lëshimin e tyre.

E nderuar!

Mos ji viktimë e parullave të disave që thonë se me anë të mbulesës të zbukuroni Islamin dhe shaminë, mbulesa ka ardhur për të mbuluar bukuritë , përveç para atyre që e ke te lejuar t’i shfaqësh ato, e jo per t’u zbukuruar.

Vazhdoj t’i mbetem besnik asaj që kam thënë me heret se:
“mbulesa e disa motrave ka nevojë për mbulesë”.
Qëllimi i mbulesës nuk është siç e kanë kuptuar disa motra, të mbulojnë lëkurën e trupit dhe flokët me një petk , e në anen tjetër të vishen me rroba të ngushta dhe që tregojnë dhe përshkruajnë vijat e trupit, ka ardhur koha e hadithit të Muhamedit alejhi selam, të mbuluara, por të zbuluara, Allahu na ruajtë.
Ndoshta disa motra nga mosdija me mbulesën e tyre bëjnë fitne më shumë se sa të zbuluarat, andaj bëni kujdes në veshje dhe mbulesë, sepse komplimentet që mund t’i marrin rrugës, nuk janë test i kalueshmërisë në filtrin e kushteve të mbulesës korrekte.

E nderuar!

Nënshtroju Allahut dhe paso gratë e ndershme, mos kundërshto, mos u arsyeto me arsyetime te kota , me arsyetime djallëzore për të legjitimuar mangësinë tënde në praktikimin e fesë. Prano gabimin dhe përmirësohu!

Allahu na ruajtë nga cytjet, dyshimet dhe vesveset e shejtanit në praktikimin e fesë!

Hoxhe : Valdet Kamberi