SHPËRNDAJE

Sot kur jemi ne prag tё zgjedhjeve Nacionale nё Medvegje, qё do te mbahet me datën 04.11.2018, unë nuk kam asnjë mendim tjetër përveç se ta përkrahu z. Muharrem Salihun. Me një edukate familjare, dhe me një rruge patriotike qe e kishte deri mё sot, vota ime dhe e familjes sime do te jete pёr z.Salihu. Këtë e them publikisht edhe nuk do te jete ndryshe.

Me respekt për tё gjithë kandidateve tjerë ,vendasve tё mi te nderuar unë besimin me te madh për shpëtimin e atyre trojeve e kam tek kandidati Muharrem Salihu. Edhe pse linda e u rrita ne Prishtine, nostalgjia dhe mendja me shkon nё vendlindjen e babait tim. Kështu qё, kjo nostalgji kam dëshire t`me rikthehet nё realitet dhe unë jetën time tё ardhshme ta kaloi nё themelet e shtëpive tё babit tim, ku babai im shumë herë dhe po thuaj se çdo here me mëson dhe me qorton: Kurrë mos thuaj qё je kosovar. “Thuaj jam lind nё Prishtine, por familja ime dhe babai im është nga Medvegja, pikerishte nga Sfirca.” Për ta përmbush dëshirën e babait, dhe për ta ringjalle edhe njëherë vendlindjen duhet njerëz te fjalës, tё punës dhe sinqeritetit. Këtë unë e gjeta dhe e shoh vetëm tek Muharrem Salihu.

Me forcat e tij dhe me një mendim e plane tё mirëfillta për vendlindje duhet patjetër ta përkrahim, sepse nga plaku me qeleshe tё bardhe Brahim Curri nuk rrjedh gjak tjetër, vetëm gjak Kombetar. E Kombin, popullin medvegjas, shpёtimin e kësaj gjendje nё tё cilën jemi sot duhet ta gjejmë tek z.Salihu.
.
Sukseset dhe rrugëtimi i tij po shihet çdo dite por do te shihet dhe do tё këtë suksese edhe me tё mëdha me përkrahjen tonё ,ku ai me punën e tij do t`na binde se sukseset dhe fjala e tij është e padiskutueshme. Andaj, unë, me bindje te plotё z.Muharrem Salihut i uroi një fitore , e këtë fitore e kemi nё ne duart tona ku rrugëtimi i jone për te drejta dhe jetese tё lirё, me te drejta tё Kombit do t`na mundësoi z.Salihu.

Tё jemi unik te gjithë ne medevegjasit tё cilët e kem tё drejtën për votim. Mos te harrojmë, me 04.11.2018 tё gjithë ne Medvegje, pёr FITORE!